Politika 9 February 2026, 11:44 Nga VNA

Rama në mbledhjen e grupit të PS: Ekspertizë ndërkombëtare për çështjen Balluku. Porosi deputetëve: kujdes me deklaratat për drejtësinë

Ndaje në Whatsapp
Rama në mbledhjen e grupit të PS: Ekspertizë

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të shqyrtojë një ekspertizë ligjore ndërkombëtare lidhur me çështjen e Belinda Ballukut.

Sipas burimeve për VNA, Rama ka pranuar se vendimmarrja gjyqësore në këtë rast “ndërhyn në kompetenca dhe ka efekte në sektor”, ndaj – tha ai – ekzekutivi duhet të tregojë kujdes se si ta menaxhojë pjesën e vet.

Kryeministri u tregua i vendosur në mbrojtje të reformës në drejtësi, duke theksuar se edhe po të kthehej pas në kohë, do të bënte të njëjtën gjë pavarësisht kostove politike dhe institucionale.

Një mesazh i drejtpërdrejtë iu adresua deputetëve socialistë: të jenë të kujdesshëm me deklaratat publike për ndryshime ligjore në drejtësi.
“SPAK është SPAK. Nuk mund të jetë ky regjistri,” mësohet të ketë thënë Rama, duke sugjeruar se retorika politike nuk duhet të krijojë perceptim presioni mbi organet e drejtësisë.

Megjithatë, në këtë mbledhje kreu i qeverisë la shumë pikëpyetje të hapura:
• nuk artikuloi asnjë datë për asamblenë e PS-së mbi ndryshimet në qeveri;
• nuk dha datë për mbledhjen e Këshillit të Mandateve;
• dhe nuk sqaroi nëse Belinda Balluku do të vijojë apo jo në kabinet.

Kështu, çështja mbetet në një pritje politike, ndërsa qeveria paralajmëron se do të marrë në analizë ekspertizën ndërkombëtare për hapat e mëtejshëm.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme