Politika 9 February 2026, 21:19 Nga VNA

Rama në Bruksel për darkë informale me Antonio Costan, në sfond pezullimi i Ballukut dhe presioni i BE-së

Ndaje në Whatsapp
Rama në Bruksel për darkë informale me Antonio Costan, në

Kryeministri Edi Rama udhëtoi këtë të hënë drejt Brukselit, ku u prit nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e shtypit e kryeministrit shpërndau vetëm pamje nga takimi mes tyre, pa dhënë detaje zyrtare mbi arsyet e vizitës apo temat e diskutuara.

Sipas burimeve diplomatike, takimi mes Ramës dhe Costës ka qenë një darkë informale, por kjo nuk do të thotë se mesazhet e shkëmbyera kanë qenë po aq informale. Në praktikat e diplomacisë europiane, takime të tilla shërbejnë shpesh për të përcjellë qëndrime politike pa nevojën e deklaratave publike apo dokumenteve zyrtare.

Vizita e Ramës në Bruksel vjen në një moment të ndjeshëm politik për Tiranën. Në Shqipëri, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është pezulluar nga detyra pas një vendimi të GJKKO-së, ndërsa SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të saj parlamentar.

Për këtë çështje pati një reagim të drejtpërdrejtë dhe të pazakontë nga Komisioni Europian dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë, të cilët i kërkuan Kuvendit që ta shqyrtojë pa vonesë kërkesën e SPAK-ut. Ky mesazh u interpretua si një sinjal i qartë se Brukseli po ndjek me vëmendje zhvillimet institucionale në Shqipëri.

Në këtë kontekst, takimi i Ramës me Costan shihet si pjesë e komunikimit të drejtpërdrejtë me institucionet europiane, ndërsa kriza politike dhe institucionale në Tiranë mbetet në qendër të vëmendjes.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme