Politika 11 September 2025, 13:50 Nga VNA

Rama ndan edhe komisionet parlamentare: 8 do të drejtojë mazhoranca dhe 4 i lë opozitës

Ndaje në Whatsapp
Rama ndan edhe komisionet parlamentare: 8 do të drejtojë mazhoranca

Në Asamblenë e Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama, përveç ministrave propozoi rritjen e numrit të komisioneve të përhershme dhe uljen e numrit të deputetëve në komisione parlamentare.

Në fjalën e tij Rama tha se në total do të jenë 11 të tilla, nga të cilat 8 do t’i drejtojë mazhoranca dhe 4 i lë opozitës.

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat (sugjerohet të drejtohet nga mazhoranca).

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike (e drejton mazhoranca).

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen (e drejton mazhoranca).

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm (e drejton mazhoranca).

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme (e drejton mazhoranca).

Ky komision ka shkrirë dy komisione: atë të çështjeve europiane, që e drejtonte opozita, dhe punëve të jashtme (e drejtonte mazhoranca).

Komisioni për nismat qytetare, bashkëpunimi dhe nismat qytetare (e drejton mazhoranca).

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural (e drejton mazhoranca).

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik (e drejton opozita).

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet (e drejton opozita).

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale (e drejton opozita).

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën (e drejton opozita).

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme