Politika 18 January 2026, 11:44 Nga VNA

Rama mohon lajmin e “Bloomberg”: Shqipëria nuk paguan 1 miliard euro dhe nuk do strehojë palestinezë

Ndaje në Whatsapp
Rama mohon lajmin e “Bloomberg”: Shqipëria nuk paguan 1 miliard

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një artikulli të publikuar nga “Bloomberg”, ku pretendohej se Shqipëria do të paguante 1 miliard euro në kuadër të të ashtuquajturit Bordi i Paqes i Presidentit amerikan Donald Trump dhe se në vend do të vinin palestinezë.

Në një reagim publik, Rama i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta, duke theksuar se Shqipëria nuk ka asnjë detyrim financiar dhe se nuk bëhet fjalë për zhvendosje palestinezësh në territorin shqiptar.

“Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë”, shprehet Rama, duke shtuar se në këtë bord janë ftuar të gjitha shtetet anëtare të OKB-së.

Kryeministri rendit tre pretendime që i quan gënjeshtra: se Shqipëria do të paguajë 1 miliard euro;
se në Shqipëri do të vijnë palestinezë;
se ftesa për Bordin e Paqes është selektive.

Sipas Ramës, e vërteta është shumë më e thjeshtë sesa interpretimet që, sipas tij, nxiten nga qarqe politike dhe mediatike, sa herë që Shqipëria përfshihet në iniciativa ndërkombëtare. Ai i cilëson këto reagime si shprehje të “Shqipërisë së vjetër”, në kontrast me, siç thotë ai, “Shqipërinë tjetër, të dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe të respektuar botërisht”.

Rama thekson se për të rëndësi ka besimi i shumicës së shqiptarëve që e kanë votëbesuar katër herë dhe respekti i liderëve ndërkombëtarë, të cilin e sheh si mjet për të nderuar dhe lartësuar Shqipërinë.

“Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani”, përfundon reagimin e tij kryeministri.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme