Politika 4 September 2025, 22:36 Nga VNA

Rama: mes thashethemeve dhe “ankthit”, qeveria e re shpallet si shfaqje e forcës absolute të njishit në PS

Ndaje në Whatsapp
Rama: mes thashethemeve dhe “ankthit”, qeveria e re shpallet si

“Nuk pres të vijë njeri nga qielli, njerëzit janë në PS”, me këtë fjali Edi Rama përkufizoi “ankthin” për qeverinë e re që pritet të shpallet më 11 shtator.

“Kemi njerëz që kanë më pak eksperiencë, por që mund të japin shumë. Do të jenë njerëz që do të shprehin vullnetin e 11 majit dhe ambicien time që ne të sillemi me arritjet mbi qeverinë. Do të jetë qeveri e re dhe jo çdo ministër e ka parë veten në këto thashetheme, sepse ka dhe ndonjë që s’e ka parë veten në këto thashetheme mediatike”, u shpreh kryeministri.

Rama siguroi gjithashtu se në kabinetin e ri do të respektohet barazia mes grave dhe burrave. Me këto mesazhe ai mbylli edhe spekulimet për emrat e kabinetit të ardhshëm, duke vulosur njëherë e mirë forcën e “njishit” në PS, ku autoritarizmi i kryetarit të qeverisë nuk lë më asnjë hapësirë ndikimi për lidershipin e partisë, e cila tashmë ka treguar se i bindet pa kushte vullnetit të kryetar-partisë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme