Politika 22 January 2026, 13:34 Nga VNA

Rama mburret nga Kuvendi se do të mbajë fjalim në Parlamentin e Izraelit, duke e paraqitur si arritje historike për një vend të vogël si Shqipëria

Ndaje në Whatsapp
Rama mburret nga Kuvendi se do të mbajë fjalim në Parlamentin e

Nga foltorja e Kuvendit, Edi Rama njoftoi se të hënën e ardhshme do t’i drejtohet Parlamenti i Izraelit, duke theksuar se ftesa është bërë në të njëjtin format si ai i rezervuar më herët për presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Kryeministri e cilësoi këtë si një nder të veçantë për Shqipërinë, duke ironizuar kundërshtarët që — sipas tij — përpiqen të minimizojnë rëndësinë e kësaj vizite për një vend të vogël si i yni.

Në të njëjtën fjalë, Rama përdori tone ironike edhe për çështjen e “non grata”-s, duke thumbuar se për Parlamentin shqiptar ka vetëm një “kuotë” të tillë dhe se ajo është e zënë “me meritë”, ndërsa u tall me pretendimet se ky status mund të hiqet në një afat të afërt.

Deklaratat e tij rikthyen në vëmendje jo vetëm vizitën e paralajmëruar në Izrael, por edhe përplasjet politike dhe retorikën e ashpër mes palëve në Kuvend.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme