Politika 29 Tetor 2025, 20:08 Nga VNA

Rama mburret me kullat e Tiranës: Kemi ndërtesa që nuk mund t’i imagjinosh në Romë, Paris apo Amsterdam...por harron se në shumë zona s'ka ujë

Ndaje në Whatsapp
Rama mburret me kullat e Tiranës: Kemi ndërtesa që nuk mund

Edi Rama, piktori që u bë kryeministër dhe tani po luan rolin e kuratorit të arkitekturës kombëtare, në një intervistë për Dezeen, një media britanike me qendër në Londër, u shpjegon se si Shqipëria nuk ka nevojë për samite politike – mjafton një festival arkitekture dhe disa “histori dashurie” mes arkitektëve dhe maleve shqiptare.

Në Tiranë, çdo cep është bërë skenë për ndonjë kullë dhe Rama është i lumtur: “Nuk jemi Dubai, jemi Tirana”, thotë ai, ndërsa ndërtesat shumëngjyrëshe ngrihen si kërpudha pas shiut.

Rama premton se pas gjithë këtyre eksperimenteve arkitektonike, për 10 vjet do të kemi “Bjarke Ingels-in tonë shqiptar”. Deri atëherë, duket se do të vazhdojmë të shijojmë spektaklin urban që Rama e quan dashuri, dhe kritikët e quajnë… arkidramë shqiptare.

Artikulli 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shpjegon pse i kushton kaq shumë vëmendje arkitekturës në këtë intervistë ekskluzive për Dezzen. Media përshkruan se si një komb i vogël ballkanik, Shqipëria është shndërruar papritur në një vatër të gjallë të arkitekturës bashkëkohore – me projekte të mëdha që po realizohen nga studio të njohura ndërkombëtare si MVRDV, BIG dhe Ricardo Bofill Taller de Arquitectura.

“Një festival arkitekture është më i rëndësishëm se një samit politik”

Duke folur për Dezeen nga zyra e tij në Tiranë, Rama shprehu besimin e tij në fuqinë e arkitekturës për të sjellë ndryshime pozitive në Shqipëri.

“Unë besoj shumë në arkitekturë dhe në fuqinë e saj për të ndikuar mënyrën si jetojmë,” tha ai.

“Mendoj se për një vend si Shqipëria, arkitektura e mirë është një prani frymëzuese – një burim energjie shtesë për shoqërinë dhe për mënyrën se si e përfytyrojmë të ardhmen.”

Rama, ndryshe nga shumica e liderëve botërorë, ka një interes të veçantë për arkitekturën. Ai zbulon se është lexues i rregullt i Dezeen, ku ka zbuluar arkitektët që punojnë aktualisht në Shqipëri, dhe së fundmi ka organizuar edicionin e parë të festivalit të arkitekturës “Bread & Heart” në Tiranë.

“Për mua, një festival arkitekture është më i rëndësishëm se një samit politik,” i tha ai Dezeen. “Është një festë që përfshin çdo gjë tjetër.”

Rama tha se kontribuoi në festival sepse beson se arkitektët duhet të kenë një rol më të madh në zhvillimin e qyteteve dhe të vendeve, duke shprehur keqardhje për humbjen e ndikimit të profesionit në nivelet më të larta të politikës.

“Arkitektura, e cila për shekuj ka qenë e rëndësishme në ecjen përpara të botës, nuk ka më vendin që kishte dikur në punët e vendeve, në punët e liderëve,” tha Rama.

“Kjo është për të ardhur keq, sepse arkitektura mund të ndihmojë shumë. Nëse nuk është e mirë, mund të ndikojë edhe keq.”

“U trondita kur pashë piramidën në Luvër”

Rama është kryeministër i Shqipërisë prej 13 vitesh dhe më parë ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Gjatë mandatit të tij si kryebashkiak, nisi transformimin e qytetit me prishjen e ndërtimeve informale.

“Kjo periudhë, bashkë me përvojën e zbulimit të arkitekturës ndërkombëtare pas rënies së komunizmit në vitin 1990, ndikoi shumë në mënyrën time të të menduarit për arkitekturën,” tha ai.

"Si kryetar bashkie, kalova nëpër një periudhë shumë të vështirë, duke prishur mbi 10,000 ndërtime të paligjshme dhe duke u përpjekur të kuptoja çfarë të bëja me pjesën tjetër. Kuptova se arkitektura e mirë mund të ndryshojë drejtimin në shumë mënyra – jo vetëm si ndërtojmë, por si mendojmë për jetën tonë të përbashkët, për hapësirën tonë të përbashkët dhe për të ardhmen e vendit tonë.”

“Unë u rrita në një regjim që na izoloi nga pjesa tjetër e botës, ku arkitektura ishte thjesht funksionale,” vazhdoi Rama.

“Dhe pastaj, kur pashë botën, u trondita kur përjetova piramidën e Luvrit – bashkëjetesa e dy epokave krejt të ndryshme, e dy mënyrave të të menduarit për arkitekturën në një hapësirë të vetme.”

“Duam histori dashurie mes arkitektëve dhe Shqipërisë”

Në Tiranë janë në ndërtim disa ndërtesa të guximshme, të projektuara nga studio të njohura si MVRDV, Stefano Boeri Architetti, OMA dhe Ricardo Bofill Taller de Arquitectura.

Rama dëshiron që arkitektura e kësaj vale të re zhvillimi të jetë unike për Shqipërinë.

“Kur flasim për identitetin, përpiqemi t’u themi arkitektëve se duam ndërtesa që lidhen me inteligjencën e territorit,” tha ai.

“Nuk duam arkitekturë gjenerike ose globale. Nuk duam ndërtesa të bukura që i përkasin thjesht botës dhe jo fare nesh. Duam ndërtesa që i përkasin njëkohësisht nesh dhe botës.

Nuk duam yje që bien nga qielli e kthehen në monumente. Duam histori dashurie midis arkitektëve dhe Shqipërisë.”

“Në Tiranë ka ndërtesa që s’mund t’i imagjinosh në Romë apo Paris”

Disa ndërtesa marrin drejtpërdrejt frymëzim nga identiteti kombëtar, si Skanderbeg Building, që bazohet në kokën e heroit kombëtar, apo Downtown One Tirana, që ka në fasadë një hartë të pikseluar të Shqipërisë.

Rama shprehet i impresionuar nga mënyra se si arkitektët ndërkombëtarë kanë përqafuar idenë e krijimit të ndërtesave që pasqyrojnë historinë dhe transformimin e vendit nga izolimi komunist në ekonominë e pakontrolluar të viteve 1990.

“Vendi ka kaluar nga izolimi brutal dhe funksionalizmi i rreptë, në një periudhë me ndërhyrje të paligjshme nga çdo anë,” tha ai.

“Dhe ky është materiali me të cilin punojnë arkitektët ndërkombëtarë, ndaj duhet t’u japim meritat që e kanë respektuar këtë si ‘inteligjencën e truallit’.”

“Po, duhet të jemi të lumtur që sot në Shqipëri ka ndërtesa që, nga njëra anë, janë të denja për botime ndërkombëtare, por nga ana tjetër, nuk mund t’i imagjinosh në Romë, Paris apo Amsterdam.”

“Tirana nuk është Dubai i ri”

Sipas Ramës, ai shpesh ka pasur nevojë t’u shpjegojë drejtpërdrejt arkitektëve dhe zhvilluesve se çfarë dëshiron të arrijë me zhvillimin e Tiranës.

“I pashë një arkitekti një ndërtesë dhe i thashë: ‘është shumë e bukur, por s’mund të ndërtohet këtu – ajo i përket Dubait’.

Dhe ai më tha: ‘po Tirana është Dubai i ri?’

Unë i thashë: ‘jo, Tirana nuk është Dubai i ri. Tirana është Tiranë’.

I thashë: ‘Eja fol me malin, dëgjo lumin, përpiqu të kuptosh çfarë të pëshpërit toka, shiko pemët, shiko njerëzit, ha diçka, pi diçka, dhe pastaj shohim çfarë del – ky është shpirt i vërtetë’.”

“Në 10 vjet do të kemi yllin tonë”

Rama është krenar për numrin e madh të arkitektëve të njohur që punojnë sot në Shqipëri, të cilët ai i quan “ushtria arkitekturore e Shqipërisë”.

“Ne kemi një pjesë të madhe të ‘kremit’ të arkitektëve të sotëm, dhe është prekëse, emocionuese të shohësh emra që afrohen me ne – emra që dikur s’do ta kishim imagjinuar t’i shihnim këtu,” tha ai.

“Ata duan të punojnë me ne, të jenë pjesë e kësaj eksperience – pjesë e asaj që ne e kemi pagëzuar si ‘ushtria arkitekturore e Shqipërisë’.”

Ai beson se ky bashkëpunim do të ndikojë brezin e ri të arkitektëve shqiptarë dhe se shumë shpejt vendi do të ketë “yllin” e vet të arkitekturës.

“Mendoj se kemi universitetin më të madh të hapur të arkitekturës, sepse të gjithë arkitektët e rinj shqiptarë po punojnë me këta emra të mëdhenj. Prandaj besoj se për 10 vjet do të kemi yllin tonë – do të kemi Bjarke [Ingels]-in tonë. Pse jo?”

 

https://www.dezeen.com/2025/10/29/edi-rama-interview-albania-architecture/

 

Video

Një format i ri propagande nga Ministrja e Shëndetësisë: shpërnda video me këngë se vallen e heqin shqiptarët që paguajnë që Evis Sala me shokë e shoqe të vjedhin pa i hyrë gjemb ne këmbë. Live nga Spitali i Elbasanit

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkelën rrugët e Karakasit të premten në një protestë masive, duke kërkuar lirimin e tij, pas arrestimit nga forcat amerikane më 3 janar në një operacion ushtarak, sipas zyrtarëve lokalë dhe raporteve ndërkombëtare. Demonstrata u zhvillua në 68-vjetorin e rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958) dhe shënoi një nga tubimet më të mëdha pro-Maduro që nga operacioni ushtarak amerikan. Në sheshin kryesor pranë O’Leary në qendër të Karakasit, protestuesit valëviten flamuj dhe mbajnë pankarta duke kërkuar kthimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, që aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të përballen me akuza federale, përfshirë konspiracion për narco-terrorizëm. Një banderolë e madhe lexonte: “Ne i duam ata përsëri”, ndërsa qytetarë të shumtë shprehën zemërim ndaj asaj që e quajtën një “kapje të paligjshme” nga autoritetet amerikane. “Arrestimi i Maduros ishte i padrejtë,”

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme