Politika 9 March 2026, 12:09 Nga VNA

Rama mbron Ballukun dhe kujton gjyqin e gjyshit të saj. Në PS “delja e zezë” mbetet vetëm Ahmetaj

Ndaje në Whatsapp

Rama mbron Ballukun dhe kujton gjyqin e gjyshit të saj. Në PS

Kryeministri Edi Rama theksoi gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së se po kërkohet arrestimi i Belinda Ballukut ende pa iu bërë gjyqi, sikurse ata që kërkonin pushkatimin e gjyshit të saj Beqir Balluku.

Vetëm se Rama e di shumë mirë se ata që i bënë gjyqin gjyshit të Ballukut janë pikërisht paraardhësit e partisë që ai vetë drejton sot me dorë të fortë.

Sipas Ramës, prezumimi i pafajësisë duhet të jetë parakusht absolut i çdo hetimi dhe procesi dhe vijë e prerë ndarëse mes demokracisë e diktaturës, mes drejtësisë dhe arbitraritetit.

“Duan Ballukun në burg edhe pa u hapur dera e gjyqit për të nisur procesin. U them që t’i bëjnë vetes një pyetje: ku ndryshojmë ne? Ku duhet të ndryshojmë ne, shqiptarët e sotëm pavarësisht bindjeve politike apo njerëzore, nga ata që e deshën medoemos të pushkatuar gjyshin e saj. Pasi ua bënë fillimisht gjyqin në gazetë, radio e TV dhe i dënuan në emër të popullit pa u dhënë të drejtën të mbrohen në sytë e popullit”, tha Rama.

Më tej ai tha se për të votuar arrestimin e Ballukut deputetët duhet të kenë të paktën një nga arsyet që kanë pasur kur kanë votuar më parë për heqjen e imunitetit të një deputeti.

“Që të ngremë dorën për të votuar kërkesën e arrestit për Ballukun, me kartonin që na kanë dhënë socialistët dhe mbështetësit tanë, përfshirë edhe ata të kryeqytetit të socialistëve në Fier, na duhet të kemi të paktën njërën nga arsyet që kemi pasur kur e kemi bërë këtë më parë”, u shpreh Rama.

Ai kujtoi se që nga reforma në drejtësi Kuvendi ka votuar për dy arrestime deputetësh: një për shkelje të përsëritur të vendimit të gjykatës dhe një tjetër për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, duke lënë të kuptohet se vetëm Arben Ahmetaj ka qenë “delja e zezë” e PS-së, ndërsa për të tjerët partia është rreshtuar në mbrojtje.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme