Politika 18 March 2026, 14:55 Nga VNA

Rama mbledh furnizuesit e naftës për të përsëritur deklaratat, asnjë ndërhyrje konkrete për të ulur çmimin e karburanteve

Ndaje në Whatsapp

Rama mbledh furnizuesit e naftës për të përsëritur

Ndërsa shumë shtete të rajonit kanë marrë vendime konkrete për të mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimeve të karburanteve, në Shqipëri qeveria vazhdon të marrë masa vetëm me retorikë.

Këtë tregoi edhe takimi i zhvilluar sot i kryeministrit Edi Rama dhe disa përfaqësuesve të qeverisë me furnizuesit kryesor të naftës në vend, i cili përsëriti të njëjtën deklaratë që, pavarësisht rritjes së ndjeshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, në Shqipëri kjo rritje ka qenë më e përmbajtur.

Në vend që takimi të ishte për të shpallur masat konkrete, kryeministri u mjaftua me paralajmërime për përfaqësuesit e kompanive se, nëse nuk mbajnë marzhin e fitimit të ulët, qeveria do të risjellë Bordin e Transparencës.

“Nuk kemi parë të arsyeshme që të hedhim hapin dhe të kalojmë në bord, pasi nëse dialogu funksionon siç ka funksionuar, qëllimin e kemi që t’u shtrëngojmë juve në punën tuaj. Por duhet të mëremi vesh që kriza në Lindjen e Mesme nuk duhet të projektohet e tëra mbi supet e konsumatorëve. Kjo do të thotë marzhe më të ulta fitimi për ju, por më mirë marzhe më të ulta se sa bordi në kurriz”, tha ai.

Megjithatë, të lësh funksionimin e tregut vetëm në nivel dialogu me kompanitë pa masa konkrete i shërben propagandës së radhës, pasi në realitet nuk ndryshon asgjë në pikat e karburanteve. Paralajmërimi se, nëse abuzojnë me çmimet, do rikthehet Bordi i Transparencës, gjithashtu nuk sjell asnjë lehtësim për qytetarët, pasi funksionimi i tij i mëparshëm ka treguar që ky bord jo vetëm përbëhej edhe nga përfaqësues të kompanive, por çmimet ishin të shtrenjta.

Duke iu përgjigjur kërkesës së Konfindustrias, e cila propozoi që TVSH-ja mbi çmimin e rritur të karburantit të rikthehet tek konsumatorët, Rama tha se do përfitojnë vetëm pensionistët dhe asnjë kategori tjetër.

“Dua të rikujtoj që ka vetëm një kategori që do të marrë më shumë, sa herë që të jepet mundësia, qoftë nga rritja ekonomike mbi parashikimin, qoftë nga të ardhurat e rritura si pasojë e situatave të kësaj natyre, dhe kjo kategori është ajo e pensionistëve. Askush tjetër s’mund të kërkojë nga buxheti i shtetit më shumë se sa i takon, pavarësisht situatave”, tha ai.

Pra, e thënë me fjalë të thjeshta, qeveria nuk e ka ndërmend të ndihmojë qytetarët as kur përfiton më shumë prej tyre për shkak të situatës së krijuar.

Situata do jetë e njëjtë edhe tek taksat e karburanteve, të cilat nuk do të preken për t’i ardhur në ndihmë konsumatorëve. Ndonëse ndodhemi në një moment ku kërkohet ndërhyrje urgjente, për ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, shqetësim është mjedisi, e cila tha se qëllimi kryesor është reduktimi i ndotjes dhe se ata që ndotin më shumë do të vazhdojnë të taksohen më shumë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme