Politika 5 November 2025, 13:15 Nga VNA

Rama mbledh drejtuesit e PS dhe kryetarët e komisioneve parlamentare në Kryeministri

Ndaje në Whatsapp
Rama mbledh drejtuesit e PS dhe kryetarët e komisioneve parlamentare

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në Kryeministri me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, si dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare të këtij takimi, por ai zhvillohet në një moment kur projektbuxheti për vitin 2026 ka mbërritur në Kuvend dhe pritet të nisë shqyrtimi në komisionet parlamentare, përpara se të kalojë në seancë plenare.

Takimi shihet si pjesë e konsultimeve politike të mazhorancës për koordinimin e qëndrimeve dhe strategjisë gjatë diskutimeve për buxhetin.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pritet të zhvillohet edhe mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme