Politika 13 September 2025, 08:14 Nga VNA

Rama mbështeste zgjidhjen me dy shtete, por Shqipëria abstenoi në votimin e OKB-së për Palestinën

Ndaje në Whatsapp

Rama mbështeste zgjidhjen me dy shtete, por Shqipëria abstenoi në

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me shumicë dërrmuese një deklaratë që i hap rrugë krijimit të shtetit të Palestinës. Megjithatë, Shqipëria, ndryshe nga pozicioni që kishte shprehur më parë kryeministri Edi Rama, abstenuan në votim, duke mos mbështetur asnjërën nga palët.

Në prill të këtij viti, gjatë vizitës së tij në Izrael, kryeministri Rama kishte theksuar se Shqipëria mbështet zgjidhjen me dy shtete.

“Siç e kam thënë më parë, dua ta përsëris edhe tani, Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete”, shprehej Rama.

Por në vend që këtë qëndrim ta shprehte edhe në votimin e fundit në OKB, Shqipëria zgjodhi të mos marrë pjesë në mbështetje të deklaratës, duke abstenuar dhe duke treguar një qëndrim neutral. Mesa duket qeveria e Shqipërisë ende nuk është e bindur për masakrën që po bëhet në Gaza ku mijëra fëmijëve jo vetëm që po u mohohet shteti, por edhe jeta.

Deklarata 7-faqëshe, e cila është rezultat i një konference ndërkombëtare në OKB në korrik, të organizuar nga Arabia Saudite dhe Franca, mori 142 vota pro, 10 kundër dhe 12 abstenime. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli votuan kundër.

Rezoluta gjithashtu dënon sulmet e Izraelit kundër civilëve dhe infrastrukturës në Gaza, si dhe rrethimin dhe urinë që kanë shkaktuar një katastrofë humanitare dhe krizë mbrojtjeje.

Rama mbështeste zgjidhjen me dy shtete, por Shqipëria abstenoi në

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme