Politika 20 September 2025, 12:22 Nga VNA

Rama “lan duart” me Ulsiun, Lamallari merr mbi shpinë Kodin Penal

Ndaje në Whatsapp
Rama “lan duart” me Ulsiun, Lamallari merr mbi shpinë Kodin

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot Besfort Lamallarin si ministrin e ri të Drejtësisë, duke ia ngarkuar atij një nga detyrat më të rënda të qeverisë: përfundimin e Kodit Penal, Kodit Civil dhe Kodit të Procedurës. Me një ton solemn, Rama u kujdes të theksonte se bëhet fjalë për “libra themeltarë” që duhet rishikuar me themel – sikur të ishin zbuluar dje që ekzistojnë.

“Duhet të përmirësojmë standardet, gjë që materializohet në punën e madhe që e pret Ministrinë e Drejtësisë për t’i dhënë formën përfundimtare versionit zyrtar që qeveria do të çojë në parlament. Dua ta çmoj punën e ministrit në aspektin e koordinimit të këtij procesi, ndërkohë që shkruesit e draftit janë profesorë dhe ekspertë të nderuar”, tha Rama, duke bërë sikur qeveria është thjesht “njëra nga shumë palët” – edhe pse dihet kush vendos fjalën e fundit.

Me këtë lëvizje, duket se Rama ka zgjedhur të “lajë duart” me Ulsiun, i cili për disa vite mbajti mbi shpinë “lavdinë” e drejtësisë rilindase. Tashmë, përgjegjësia i bie Lamallarit: të bindë shqiptarët se Kodi i ri Penal e Civil do t’u shërbejë qytetarëve, jo thjesht pushtetit. Një mision që, me gjasë, nuk do të shkruhet dot vetëm nga “profesorët e nderuar”, por nga urdhrat e Kryeministrisë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme