Politika 21 December 2025, 10:05 Nga VNA

Rama: Kuvendi nuk shqyrton kërkesën e SPAK për Ballukun pa vendimin e Kushtetueses

Ndaje në Whatsapp
Rama: Kuvendi nuk shqyrton kërkesën e SPAK për Ballukun pa

Kryeministri Edi Rama, në podkastin “Flasim”, deklaroi se Kuvendi nuk do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese për çështjen e pezullimit.

Rama u shpreh kritik ndaj prokurorëve për, sipas tij, nxitimin me të cilin iu drejtuan Kuvendit për masa ekstreme, duke theksuar se më 22 janar Gjykata Kushtetuese pritet të gjykojë në themel çështjen e pezullimit të një anëtari të qeverisë. “Drejtësia nuk duhet të vrapojë, por të gjykojë”, tha kryeministri.

"Jam shumë kurioz, pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, në ditët e fundit, nuk e mbajtën parasysh që si fillim jemi në një çështje ballë për ballë në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar ku gjykata më e lartë e vendit, duhet të gjykojë në themel çështjen e masës së pezullimit antidemokratik të një anëtari qeverie me kërkesë prokurorie." tha Rama

Duke u ndalur te incidentet në seancën e fundit plenare të Kuvendit, ku u betua Avokati i Popullit Endrit Shabani, Rama akuzoi opozitën për nxitje dhune, ndërsa theksoi se Shabani ishte kandidaturë e propozuar nga vetë opozita. Sipas Ramës, mazhoranca respektoi parimin duke mbështetur një nga kandidatët e propozuar nga opozita, pavarësisht qëndrimeve kritike të Shabanit ndaj qeverisë. “Askush nuk imponon asgjë në këtë vend. Ne e zgjodhëm duke respektuar parimin”, u shpreh ai.

Në podkast, kryeministri foli edhe për sistemin e drejtësisë, duke ngritur shqetësime për atë që e quajti “brutalitet gjyqësor” dhe përdorimin e tepruar të masës së paraburgimit. Rama tha se raportet e fundit e rendisin Shqipërinë me një nga nivelet më të larta të paraburgimit, duke e cilësuar situatën alarmante. Ai kritikoi gjithashtu përpjekjet e disa magjistratëve për rritje pagash, duke i quajtur “vetë ali dhe vetë kadi”.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme