Politika 15 December 2025, 14:26 Nga VNA

Rama krenohet me rritjen e eksporteve bujqësore, por INSTAT thotë se bujqësia nuk kontribuon në ekonomi

Ndaje në Whatsapp

Rama krenohet me rritjen e eksporteve bujqësore, por INSTAT thotë se

Kryeministri Edi Rama, u shfaq ditën e sotme në një takim me fermerët e Elbasanit, nga ku foli me superlativa për arritjet e qeverisë dhe statistikat në bujqësi, pa lexuar se ccfarë thotë INSTAT. Në fjalën e tij, Rama tha se eksportet bujqësore janë rritur dhe janë më të larta se vlera e vitit të kaluar.

“Tre mandatet kur eksportet kanë filluar të rriten duke kapur një vlerë që këtë vit vetëm në 9 mujorin e parë është me e lartë sesa vlera e vitit të shkuar, duke u afruar të përmbushim gjysmë miliard euro eksporte”, tha Rama.

Por fjalët e kryeministrit bien ndesh me shifrat e INSTAT, të cilat tregojnë se bujqësia është në rënie dhe prej vitesh tanimë është në krizë. Sipas INSTAT, edhe në tremujorin e dytë (prill, maj, qershor 2025), bujqësia kontribuoi negativisht në ekonomi, pasi ra me 0.46%.

Rama krenohet me rritjen e eksporteve bujqësore, por INSTAT thotë se

Nëse bujqësia si një nga sektorët më të rëndësishëm prodhues të ekonomisë shqiptare, vijon të kontribuoj negativisht në ekonomi, atëherë çfarë vlere kanë statistikat e kryeministrit përveç propagandës?

Sektori bujqësor është goditur rëndë gjatë viteve të fundit për shkak të emigrimit masiv, politikave të mbrapshta fiskale dhe korrupsionit qeveritar që u hoqi fermerëve shqiptarë grantet e bashkimit europian.

Mungesën e fondeve të IPARD, Rama duket se do ta kompensojë me premtime nga skema e buxhetit, që sipas tij do të mbyllen të gjitha pagesat brenda këtij viti, ndonëse kanë ngelur edhe pak ditë nga mbyllja e 2025-ës.

“Vetëm në skemën kombëtarë shkojmë me një buxhet që është dyfishi i vitit që po përfundon. Sa i takon skemës direkte, të gjitha pagesat do të mbyllen brenda këtij viti 100%”, tha Rama.

Kujtojmë se Shqipëria prej më shumë se dy vitesh, ndodhet pa mbështetjen financiare të fondeve IPARD, programi më i rëndësishëm që Bashkimi Europian ofron për zhvillimin rural në vendet kandidate.

Në gusht të vitit 2023, Komisioni Europian ndërpreu financimet për shkak të keqpërdorimeve dhe parregullsive të konstatuara nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, pas hetimeve që zbuluan raste korrupsioni, favorizimesh dhe ndërhyrjesh politike në skemën IPARD II.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme