Politika 15 September 2025, 14:17 Nga VNA

Rama këshilla të qarta deputetëve të rinj të PS: Kujdes me prononcimet për mediat

Ndaje në Whatsapp
Rama këshilla të qarta deputetëve të rinj të PS: Kujdes

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PS-së, u ka dhënë “këshilla të qarta” deputetëve të rinj për të qenë të kujdesshëm me komunikimin si me gazetarët, ashtu edhe në takime të tjera zyrtare.

Në fakt këshilla është një urdhër që deputetët socialistë e kanë marrë tashmë edhe në legjislaturat e mëparshme. Kjo është një metodë klasike e Ramës për të shmangur gafat që mund të bëjnë deputetët e rinj, por edhe për të lënë vëmendjen mediatike tek kundërshtari.

Në fakt shqetësimi i Ramës është i drejtë duke qenë se shumica e tyre janë fytyra të reja, që kanë hyrë përmes listës së mbyllur dhe nuk kanë shumë eksperiencë politike për të zotëruar retorikën publike.

Pra, me pak fjalë, ata duhet të zbatojnë vetëm porositë, kur duhet të ngrejnë kartonin jeshil në parlament dhe kur i kuqi.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme