Politika 1 October 2025, 19:24 Nga VNA

Rama "kërcënon" tropojanët: Ndalni ndërtimet në Valbonë...por harron ujin që "përpijnë" hidrocentralet

Ndaje në Whatsapp
Rama "kërcënon" tropojanët: Ndalni ndërtimet

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një paralajmërim të fortë për banorët dhe ndërtuesit që po zhvillojnë ndërtime pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës. Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ka publikuar pamje nga aksioni i shembjes së ndërtimeve të paligjshme në këtë zonë të mbrojtur, duke theksuar se veprime të tilla nuk do të tolerohen më.

 "Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës. U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, NDALUNI," – shkruan Rama.

Kreu i qeverisë paralajmëron se, në bazë të vendimeve të fundit të qeverisë, ndërtuesit pa leje do të përballen me pasoja të rënda ligjore dhe financiare.

 "Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë," – shton ai, duke e bërë të qartë se aksionet do të vijojnë me intensitet në të gjithë vendin, përfshirë zonat turistike dhe malore.

I kujtojmë kryeminstrit nëse do kaq shumë ligjin dhe të drejtën, natyrën po ashtu, duhet t'i kthejë Valbonës ujin dhe jo ta lejojë shpërdorimin e tij prej resorteve dhe hidrocentraleve që po mbysin vendin.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme