Politika 13 January 2026, 20:41 Nga VNA

Rama ju mburret shqiptarëve: Arabët më dhanë medalje strategjike që i kanë dhënë edhe Putinit

Ndaje në Whatsapp
Rama ju mburret shqiptarëve: Arabët më dhanë medalje

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes rrjeteve të tij sociale se është nderuar me dekoratën më të lartë nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Në mbrëmje zyra e tij ju shpërndau gazetarëve një shpjegim se çfarë rëndësie kishte ky urdhër dhe cili udhëheqës tjetër e kishte marrë.  Ndër të tjera nënvizohet se ky është një vlerësim strategjik, dhe më pas listohen liderët që e kanë marrë këtë nderim, mes të cilëve dhe presidenti rus, Putin.

Informacioni i plotë i shpërndarë nga zyra e Kryeministrit

“Çfarë është Urdhri i Sheikh Zayed?"
Urdhri i Sheikh Zayed është dekorata më e lartë e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe përfaqëson një vlerësim strategjik, jo personal. Ai reflekton rëndësinë e shtetit përballë Emirateve për rezultate konkrete dhe kontribut të prekshëm në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe partneriteteve strategjike.

Kush e ka marrë më parë këtë dekoratë?
Urdhri i Meritës Zayed, një nga klasat më të larta të nderimit, i është akorduar figurave më të shquara botërore si Mbretëresha Elizabeth II, Narendra Modi, Xi Jinping, Vladimir Putin, Abdel Fattah el-Sisi, Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, Emmanuel Macron dhe Giorgio Napolitano. Këta liderë janë nderuar për rolin e tyre në forcimin e bashkëpunimit diplomatik, politik, ekonomik dhe kulturor me Emiratet e Bashkuara Arabe".

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme