Politika 4 February 2026, 12:06 Nga VNA

Rama josh të rinjtë me fondet europiane: 65 milionë euro grante

Ndaje në Whatsapp
Rama josh të rinjtë me fondet europiane: 65 milionë euro grante

Kryeministri Edi Rama vijon të prezantojë programe të financuara nga Bashkimi Europian si histori suksesi për rininë shqiptare, ndërkohë që Shqipëria vazhdon të përballet me një eksod masiv të të rinjve dhe mungesë të theksuar të politikave afatgjata që do ta bënin vendin realisht të jetueshëm për ta.

I pranishëm në eventin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, në përmbyllje të Thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për studentët e ekselencës, Rama u shpreh besimplotë për këtë nismë, duke theksuar se rreth 1600 të rinj janë punësuar përfundimisht në administratën publike. Sipas tij, këta të rinj përbëjnë potencialin e ardhshëm drejtues të institucioneve shtetërore.

“Ky program ka punësuar në mënyrë përfundimtare rreth 1600 persona… janë burime njerëzore që kanë potencialin të jenë nesër drejtuesit e sektorëve dhe drejtorive,” deklaroi kryeministri.

Megjithatë, përtej shifrave të izoluara, realiteti për shumicën dërrmuese të të rinjve mbetet i pandryshuar. Punësimi në administratën publike për një numër të kufizuar individësh nuk përbën zgjidhje strukturore për një vend ku mungojnë pagat dinjitoze, siguria në punë, politikat për strehimin, arsimi cilësor dhe një treg pune konkurrues.

Në fjalën e tij, Rama vuri theksin edhe tek projekti i ashtuquajtur “Garancia Rinore”, në bashkëpunim me Komisionin Europian, për të cilin tha se parashikon rreth 65 milionë euro grante. Projekti synon të identifikojë dhe aktivizojë të rinjtë përmes mbështetjes ekonomike, trajnimeve dhe aftësimit profesional.

“Është rreth 65 milionë euro dhe do ju sugjeroja të shikoni se si mund të angazhoheni,” u shpreh Rama.

Por edhe ky projekt, ashtu si shumë të tjerë më parë, mbetet i varur nga fondet europiane dhe jo nga një strategji kombëtare e qëndrueshme. Kritikët theksojnë se qeveria po përdor fondet e BE-së si mjet propagandistik për të krijuar perceptimin e kujdesit ndaj rinisë, ndërsa në thelb mungon një vizion afatgjatë që do t’i mbante të rinjtë në vend dhe do t’i bënte realisht të ardhmen e Shqipërisë.

Ndërsa kryeministri flet për “potencial” dhe “besim”, statistikat e emigracionit tregojnë një tjetër realitet: mijëra të rinj largohen çdo vit, jo për mungesë trajnimesh apo praktikash, por për mungesë shprese, stabiliteti dhe perspektive. Në këtë kontekst, fondet europiane duken më shumë si një karrem i përkohshëm, sesa si zgjidhje për plagën e madhe të ikjes së rinisë shqiptare.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme