Politika 13 March 2026, 13:33 Nga VNA

Rama injoron Spiropalin: "Është punë e Taulant Ballës të dëgjojë pse mungoi"

Ndaje në Whatsapp

Rama injoron Spiropalin: "Është punë e Taulant Ballës

Lufta e ftohtë brenda llojit në Partinë Socialiste ka zbritur zyrtarisht në sallën e Kuvendit, aty ku heshtja e disave zhurmon më shumë se fjalimet e të tjerëve. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një "shuplakë" publike dhe elegante për të saposhkarkuarën e tij, Elisa Spiropali, duke e zhveshur nga rëndësia e dikurshme me një fjali të vetme.

I pyetur për mungesën e Spiropalit në seancën e djeshme, ku duhej votuar pro Belinda Ballukut dhe mbrojtjes së saj nga arrestimi, Rama nuk u ndal të bënte as avokatin e as diplomatin.

"Është punë e kryetarit të grupit ta dëgjojë dhe ta kuptojë pse mungoi në seancë," u shprehu Rama, duke e deleguar fatin e të preferuarës së tij tek kryetari i grupit parlamentar, si të ishte një deputete e thjeshtë e listave të fundit.

Mungesa e djeshme e Spiropalit në votim ishte një mesazh. Në korridoret e mazhorancës u kuptua se shkarkimi i saj i rrufeshëm nga Ministria e Jashtme ishte një hakmarrje direkte e Belinda Ballukut. Thuhet se ishte pikërisht "Zonja e Çeliktë" e Infrastrukturës ajo që i kërkoi Ramës kokën e Elisës, dhe kryeministri nuk hezitoi t'ia dorëzonte në pjatë të argjendtë.

Por degjenerimi politik nuk u ndal me shkarkimin. Rama duket se ka vendosur ta "internojë" Spiropalin politikisht. Në vend që ta dërgonte në Komisionin e Jashtëm, ku përvoja e saj si ministre do të kishte sens, ai e përplasi në Komisionin e Çështjeve të Brendshme. Një lëvizje që shihet si një ulje në gradë dhe një mesazh i qartë: Koha jote në dritaren e botës ka mbaruar.

Spiropali nuk ishte e vetmja që "tradhtoi" në momentin e votimit për Ballukun. Edhe Fatmir Xhafaj, një tjetër "ujk i vjetër" që nuk i ha kaq lehtë hiletë e brendshme, mungoi në sallë.

Duket se Spiropali ka vendosur të mbajë qëndrim, duke mos u bërë mburojë për rivalen që i mori postin, por Rama po e trajton këtë rebelim me një ftohtësi cinike.  Në oborrin e Ramës, distanca nga "Skënderbeu" deri tek "internimi" në komisione të dorës së dytë, është vetëm një firmë larg.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme