Politika 3 November 2025, 19:56 Nga VNA

Rama i gjen punë edhe Ermal Dredhës, pas dështimit dhe dorëheqjes si kryebashkiak

Ndaje në Whatsapp

Rama i gjen punë edhe Ermal Dredhës, pas dështimit dhe

Kryeministri Edi Rama ka emëruar ish-kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha, si ambasador në Zvicër. Zyrtarizimi i kandidaturës së tij pritet të bëhet pas përfundimit të të gjitha procedurave.

Dredha është socialisti i radhës që Rama i ka siguruar një vend pune tjetër, pas dorëheqjes së tij nga kryebashkiak, e cila erdhi pas një vale kritikash nga kryeministri për mbarëvajtjen e punëve në qytet.

Para dorëheqjes së Dredhës, të gjithë drejtorët e Bashkisë së Vlorës dhanë dorëheqjen, gjithashtu me kërkesë të Ramës.

Me këtë emërim, Dredha i rikthehet detyrave diplomatike, ndërsa kryeministri duket se vazhdon të përdorë institucionet e shtetit si “strehë” për socialistët.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme