Politika 21 November 2025, 16:28 Nga VNA

Rama i drejtohet zyrtarisht Kushtetueses për Ballukun: Kërkon pezullimin e efekteve të vendimit të GJKKO

Ndaje në Whatsapp

Rama i drejtohet zyrtarisht Kushtetueses për Ballukun: Kërkon

Ashtu si dhe paralajmëroi në konferencën për shtyp të paradites, Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar para dy orësh një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të zv kryeministres Belinda Balluku, duke pretenduar mosmarrëveshjen e kompetencës midis Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë dhe GJKKO nga ana tjetër. Objekt i mosmarrëveshjes është përcaktimi se cili prej këtyre palëve ka të drejtën e pezullimit nga detyra të një anëtari të Këshillit të Ministrave.

Në pritje të marrjes së vendimit, Gjykata Kushtetuese nuk ka afat të përcaktuar, nuk ka afate ligjore të përcaktuara për ta marrë në shqyrtim kërkesën e Kryeministrit. Por duke pasur parasysh dinamikën e zhvillimeve, mund ta vendosë në prioritetet e punës së saj. Për këtë arsye, Kryeministri ka kërkuar dhe pezullimin e efekteve të vendimit të GJKKO deri sa të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Më poshtë arsyetimi ligjor që shoqëron kërkesën e kryeministrit drejtuar Gjykatës Kushtetuese:

Zgjidhjen kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave;

 

Shfuqizimin e vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GJKKO-së, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese

 

Pezullimin e efekteve të vendimit të mësipërm të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese;

 

Interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme