Politika 8 February 2026, 13:39 Nga VNA

Rama hap front të ri: Sulm edhe ndaj Prokurorisë së Durrësit për dosjen “Kurum”

Ndaje në Whatsapp
Rama hap front të ri: Sulm edhe ndaj Prokurorisë së Durrësit

 

Kryeministri Edi Rama nuk e kufizoi përplasjen e tij vetëm me Gjykatën Kushtetuese. Në podcastin e sotëm, ai hapi një front të dytë lufte institucionale, këtë herë ndaj Prokurorisë së Durrësit, duke e akuzuar për atë që ai e quajti “arrestomania e drejtësisë së re”.

Kryeministri foli me tone të ashpra, duke ironizuar ata që, sipas tij, “kanë vënë buzën në gaz” pas zhvillimeve të fundit gjyqësore. Ai i quajti arrestimet “modë e re e arresteve pa gjyq” dhe e vendosi në shënjestër të drejtpërdrejtë prokurorin e çështjes në Durrës.

Sipas Ramës, këto masa sigurie nuk plotësojnë asnjë standard të Këshillit të Europës apo të drejtësisë demokratike. Ai shkoi edhe më tej, duke thënë se prokurori “nuk paraburgosi vetëm veten e vet, por gjithçka që kishte përreth”, duke e paraqitur veprimin si të tepruar, të nxituar dhe politikisht të motivuar.

Megjithatë, kjo retorikë e kryeministrit bie ndesh me një problem thelbësor që mbetet i pazgjidhur në dosjen “Kurum”: asnjë prej shtetasve turq që mbajnë përgjegjësi në këtë çështje nuk është ndaluar apo marrë në hetim seriozisht.

Ndërkohë, vetë kompania “Kurum” duket ende e paprekur nga pasojat ligjore të këtij skandali, pavarësisht dyshimeve të forta për eksportimin e mbetjeve të rrezikshme që u kthyen nga Tajlanda.

Në këtë kuptim, kritika ndaj Prokurorisë së Durrësit nuk lidhet me numrin e arrestimeve, por me fokusin e gabuar të hetimit: ndëshkohen persona të niveleve të dyta,ndërsa përgjegjësit realë dhe kompania kryesore mbeten praktikisht të paprekur.

Rama, nga ana tjetër, e paraqiti këtë si provë të “lajthitjeve të drejtësisë së re” dhe këmbënguli se qeveria, parlamenti dhe institucionet do të vazhdojnë “betejën për shtetin ligjor”, duke lënë të nënkuptuar edhe ndryshime ligjore në të ardhmen, përfshirë kodin penal dhe procedurën e pezullimit nga detyra.

Në fund, mes tensionit politik dhe retorikës së fortë, një pyetje mbetet pa përgjigje:
a do ti shkohet deri në fund skandali i mbetjeve të “Kurum”, apo po përdoret vetëm si fushëbetejë politike mes qeverisë dhe drejtësisë?

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme