Politika 21 November 2025, 13:03 Nga VNA

Rama: GJKKO vendim arbitrar, por do e respektojmë. Do mbrojmë pavarësinë e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Rama: GJKKO vendim arbitrar, por do e respektojmë. Do mbrojmë

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE Marta Kos, u ndal te vendimi për pezullimin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Rama tha se qeveria do të kërkojë mbrojtjen e funksionimit të saj vetëm përmes institucioneve të drejtësisë, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese.

“Këta jemi ne. Ky jam unë. Dhe kështu do jetë deri në fund, kur të kem privilegjin të udhëheq Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE. Do ta ruajmë pavarësinë e gjyqësorit dhe do e respektojmë vendimin e pezullimt të ministres dhe do kërkojmë mbrojtjen e funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm tek drejtësia, në Gjykatën Kushtetuese.

Rama theksoi se mazhoranca nuk do të përfshihet në asnjë betejë politike apo retorike me organet e drejtësisë, duke nënvizuar se vendimi i tyre do të respektohet plotësisht.

Mbrojtja e pavarësisë së re dhe jo të përkohshme është prioriteti ynë absolut,” u shpreh Rama.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme