Politika 26 March 2026, 15:08 Nga VNA

Rama gjen formulën për të ftuar investitorët: Pini pak raki dhe harroni korrupsionin

Ndaje në Whatsapp
Rama gjen formulën për të ftuar investitorët: Pini pak raki

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot një mënyrë të re për të parë Shqipërinë më pozitivisht: një gotë raki.

Në edicionin e dytë të MatchMaker Albania, përballë investitorëve të huaj, Rama vendosi të promovojë jo vetëm mundësitë e investimit, por edhe efektet “terapeutike” të rakisë shqiptare.

Sipas tij, një gotë raki mund të ndihmojë që Shqipëria të duket edhe më e mirë dhe, pse jo, të harrohen edhe disa nga problemet e saj të vjetra.

“Sot në stendën ‘takohu me qeverinë’ nuk do të gjeni vetëm raki, por edhe pak raki për ta provuar. Provojeni, do t’ju bëjë që Shqipëria t’ju duket edhe më e mirë. Por efekti më i madh është që do t’i sjellë të gjithë në qejf dhe të mos vuajnë artificialisht për këtë problemin tonë, korrupsionin dhe krimin e organizuar,” tha Rama.

Kështu, mes ofertave për investime, investitorët morën edhe një këshillë praktike: nëse korrupsioni dhe krimi i organizuar ju duken problem, zgjidhja është një gotë raki.

Në fund të fundit, nëse nuk ndryshojnë problemet, mund të ndryshojë të paktën mënyra si i shikon ato.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme