Politika 18 May 2026, 12:48 Nga VNA

Rama fluturon me charter mbi 300 mijë dollarë për të dhënë leksione demokracie në Korenë e Jugut

Ndaje në Whatsapp

Rama fluturon me charter mbi 300 mijë dollarë për të

Kryeministri Edi Rama ka zgjeruar këtë të premte hartën e tij të udhëtimeve diplomatike, duke u zhvendosur nga metropolet europiane drejt Azisë Lindore. Kreu i qeverisë, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe një delegacion zyrtar, ka udhëtuar drejt Koresë së Jugut me një fluturim charter, kostoja e të cilit vlerësohet të ketë kaluar shifrën e 300 mijë dollarëve.

Rama fluturon me charter mbi 300 mijë dollarë për të

Kjo faturë, ku nuk janë përfshirë kostot e akomodimit dhe shpenzimet e tjera të delegacionit, vjen në një moment kur kriza e kostos së jetesës dhe rritja e çmimeve mbeten shqetësimet kryesore për familjet shqiptare.

Nëse udhëtimet në Europë na janë shitur gjithmonë nën ambalazhin e integrimit, ky udhëtim në Seul është projektuar si një mundësi për "thellimin e bashkëpunimit strategjik". Megjithatë, përtej gjuhës standarde diplomatike, dy vendet nuk kanë ndonjë histori të spikatur të shkëmbimeve ekonomike apo marrëdhënieve strategjike, kjo edhe për faktin e largësisë gjeografike.

Megjithatë, sipas agjendës zyrtare Rama pritet të mbajë një fjalim në një konferencë ndërkombëtare të lidershipit aziatik, ku do të diskutohet për sfidat globale, ndryshimet gjeopolitike dhe rolin e inteligjencës artificiale në qeverisje.

Kontrasti është i dukshëm. Ndërkohë që Shqipëria renditet ende ndër vendet me të ardhurat më të ulëta në rajon dhe përballet me sfida akute si korrupsioni dhe rënia e besimit te institucionet, kryeministri zgjedh skenat ndërkombëtare për të dhënë leksione. Një paradoks shqiptar ky që kësaj radhe eksportohet deri në Azi, vetëm se kësaj radhe kostoja që kemi paguar është tejet e kripur me mbi 300 mijë dollarë vetëm udhëtimi.

Rama fluturon me charter mbi 300 mijë dollarë për të

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme