Politika 21 March 2026, 14:52 Nga VNA

Rama flet për fitore në zgjedhjet lokale, Berisha mobilizon protestën e radhës

Ndaje në Whatsapp

Rama flet për fitore në zgjedhjet lokale, Berisha mobilizon

Teksa kryeministri Edi Rama paralajmëron një fitore edhe më të thellë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka paralajmëruar protestën e radhës kundër qeverisë që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Pa dhënë shumë detaje mbi skenarin e protestës, Berisha deklaroi se deputetët e opozitës nuk do të qëndrojnë në vijën e parë të demonstratës, por do të shpërndahen pranë protestuesve në zonat e tyre.

“Deputetët kanë porosi të mos rrinë të parët, por të shkojnë pranë protestuesve të zonave të tyre. Kjo edhe mund të ndryshojë. Ishte taktikë dhe qëndrim i yni”, tha Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale.

Ai u bëri gjithashtu thirrje mbështetësve që t’i bashkohen protestës me automjetet e tyre dhe të bllokojnë rrugët, duke e paraqitur këtë si një formë presioni ndaj qeverisë.

Sipas Berishës, një nga problemet kryesore të opozitës është censura dhe manipulimi i informacionit, që sipas tij përbëjnë “shtyllë kryesore të narkodiktaturës së sotme”. Për këtë arsye ai u kërkoi mbështetësve të përdorin rrjetet sociale për të denoncuar atë që e cilëson si propagandë dhe kontroll të informacionit nga qeveria.

Protesta e nesërme është pjesë e serisë së protestave që opozita i ka quajtur si “kilometri i fundit” drejt pushtetit. Megjithatë, deri më tani këto protesta nuk kanë arritur të lëkundin qeverinë.

Në disa raste ato kanë prodhuar përplasje dhe incidente, përfshirë hedhje molotovësh drejt institucioneve shtetërore, duke tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Por për kritikët e opozitës, këto aksione kanë mbetur larg krijimit të një alternative reale politike.

Ndërkohë, teksa protesta vazhdojnë, Partia Demokratike nuk ka nisur ende proceset e brendshme për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme. Në vend të kësaj, ajo pritet të zhvillojë zgjedhje formale për drejtimin e partisë, ku pas më shumë se tre dekadash pritet të rikandidojë sërish i vetëm Sali Berisha.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme