Politika 11 September 2025, 11:50 Nga VNA

Rama emëron Niko Peleshin kryetar Kuvendi, Taulant Balla do të rimarrë drejtimin e grupit parlamentar

Ndaje në Whatsapp
Rama emëron Niko Peleshin kryetar Kuvendi, Taulant Balla do të

Niko Peleshi do të jetë kryetari i ri i Kuvendit. Kështu është shprehur kryeministri Eid Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Peleshi kështu do të zë vendin e Elisa Spiropalit, e cila ka një vit që ishte zgjedhur në këtë detyrë.

Rama gjithashtu shpalosi edhe emrin e kryetarit të ri të grupit parlamentar të PS, duke ia rikthyer këtë vend sërish Taulant Ballës.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme