Politika 4 February 2026, 15:17 Nga VNA

Rama dy herë blof me reagimet e tij ndaj “Shoqatës së Prokurorëve”

Ndaje në Whatsapp

Rama dy herë blof me reagimet e tij ndaj “Shoqatës së

Sulmin ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, kryeministri Edi Rama duket se po e bën edhe përmes debatit “bosh” me gazetarët. Si fillim, kryeministri doli blof në përgjigjen e tij ndaj reagimit të “Shoqatës së Prokurorëve”, duke ironizuar këta të fundit se ende nuk janë regjistruar sipas ligjit.

“Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re, ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, po brenda afatit për regjistrim, e cila ka deklaruar solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve, duke kërkuar ‘që të mos ulen pagat’,” shkuan ndër të tjera Rama.

Por kreu i qeverisë duket se flet pa u informuar, pasi shoqata në fjalë është e regjistruar sipas ligjit dhe këtë e vërteton vendimi i gjykatës, të cilin e kanë publikuar gazetarët në rrjetet sociale.

Rama dy herë blof me reagimet e tij ndaj “Shoqatës së

Megjithatë, zelli dhe nxitimi për të sulmuar sërish prokurorët dhe shoqatën e tyre përmes reagimeve ndaj gazetarëve, ka bërë që Rama të dalë për herë të dytë blof. 

Në reagimin e radhës ironik ndaj gazetarëve që nuk u përmend emrat, kryeministri shpjegohet duke thënë se e kishte fjalën që “Shoqata e Prokurorëve” nuk është regjistruar tek tatimet dhe jo se nuk kishte vendim gjykate.

“Një zëdhënës/e vullnetar/e i/e shoqatës së prokurorëve paska thënë se shoqata e re qenkej e regjistruar në gjykatë dhe unë paskesha gënjyer, po në fakt unë nuk shkruajta që s’janë regjistruar në gjykatë. Unë shkruajta, ‘janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit’ – pra s’pata qëllim ta thumboj, po thjesht të ilustroj moshën fare të njomë të shoqatës, ndërkohë që dihet botërisht se regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, po duhet bërë edhe tek tatimet, gjë që ende s’ka ndodhur,” shkruan ndër të tjera Rama.

Edhe këtu, kreu i qeverisë, e thënë me fjalë të thjeshta, ia ka futur kot, pasi nuk ka marrë as mundimin më të vogël të bëjë një kërkim të thjeshtë për t'u informuar. Në dokumentet publike, shoqata është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Dhe regjistrimi në QKB bëhet vetëm pasi shoqatat marrin NIPT-in nga Tatimet, gjë që dokumenti më poshtë e vërteton.

Rama dy herë blof me reagimet e tij ndaj “Shoqatës së

Pra, reagimet e kryeministrit me të pavërtetat që nxjerr, qartazi tregojnë se nuk ka për qëllim të merret me shoqatën në fjalë apo me gazetarët që nxjerrin zbuluar gënjeshtrat e tij. Përmes tyre, ai synon të shtojë disa sulme më shumë në diskursin që ka ndërmarrë për të nxirrë njerëzit e drejtësisë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme