Politika 18 December 2025, 09:49 Nga VNA

Rama: Drejtësia ndërkombëtare ka lënë kokrrën e namit

Ndaje në Whatsapp
Rama: Drejtësia ndërkombëtare ka lënë kokrrën e

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se do të takojë në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili prej kohësh mbahet në qeli në kuadër të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat Speciale.

Në një lidhje live në rrjetet sociale, Rama ka shprehur kritika të forta ndaj drejtësisë ndërkombëtare, duke deklaruar se ajo “ka lënë kokrrën e namit” me standardet që po aplikon në këtë proces. Sipas tij, drejtësia ndërkombëtare po vepron nën çdo vijë të kuqe morale dhe juridike, duke mos reflektuar realitetin e një lufte çlirimtare për liri dhe barazi.

Rama theksoi se e drejta qëndron në anën e një populli që luftoi për lirinë e tij, si dhe në anën e familjarëve të viktimave, grave dhe vajzave të përdhunuara gjatë luftës. Ai u shpreh se e vetmja gjë që bënë luftëtarët ishte mbrojtja e lirisë dhe kërkesa për të jetuar si të barabartë.

“Të reflektojmë mbi standardet e ulëta dhe nivelin shumë nën vijat e kuqe të një drejtësie, kur e vetmja gjë që bënë luftëtarët ishte të mbronin lirinë. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë nuk e tund dot askush, e jo më një çekiç absurd i një drejtësie ndërkombëtare që në këtë rast ka lënë kokrrën e namit”, u shpreh Rama.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme