Politika 10 August 2025, 13:01 Nga VNA

Rama dhe videot e shembjeve në Facebook, protagonizmi që fsheh dështimet e qeverisë

Ndaje në Whatsapp
Rama dhe videot e shembjeve në Facebook, protagonizmi që fsheh

Që pas përfundimit të zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama është bërë shumë aktiv në media me aksione për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike. Por ajo që bie në sy është protagonizmi i tepërt dhe vonesa e gjatë që ka karakterizuar këto ndërhyrje, të cilat shpesh duken jo vetëm të vonuara, por edhe të shëmtuara në format e tyre.

Më shqetësuese është mungesa e besimit ndaj qytetarëve, të cilët gjatë tre mandateve të qeverisjes Rama u lejuan të ndërtojnë sipas dëshirës, ndërsa vetëm në mandatin e katërt u përballën me shkatërrimin e investimeve që kishin bërë me kursimet e tyre.

Kjo situatë është pasojë e neglizhencës së shtetit, mbylljes së syve dhe mosparandalimit në kohë të ndërtimeve pa leje. Në këtë kontekst, kryeministri nuk do duhej të mburrej me këto aksione, por të kërkonte ndjesë për dështimin e qeverisë së tij gjatë viteve të mëparshme.

Në vend të kësaj, ai promovon në rrjetet sociale video të shkatërrimeve dhe përdor një gjuhë që ngjan më shumë me paralajmërime “naçush”. Mjafton të shohësh faqen e tij në Facebook dhe sheh se në muajt e fundit ajo është e mbushur me pamje të shkatërrimit të objekteve, si një përpjekje për të dhënë shembull.

Por, pamjet e këqija dhe mënyra se si prezantohen këto aksione nuk bëjnë gjë tjetër veçse pasqyrojnë përgjegjësinë dhe dështimet e qeverisë së tij gjatë gjithë këtyre viteve, duke dhënë një imazh jo fort tërheqës për Shqipërinë që ai përpiqet të promovojë.

Në vend që të përqendrohet tek protagonizmi me shtetin ligjor, kryeministri duhet të ketë një qasje më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, që nis nga parandalimi në kohë i paligjshmërive.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme