Politika 10 November 2025, 11:58 Nga VNA

Rama: 350 mijë matësa inteligjentë brenda vitit të ardhshëm, rritje pagash për punonjësit e OSHEE

Ndaje në Whatsapp
Rama: 350 mijë matësa inteligjentë brenda vitit të

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit “OSHEE Charge”, deklaroi se sektori energjetik ka hyrë në një fazë të re modernizimi, ndërsa theksoi se brenda vitit të ardhshëm do të nisë instalimi i 350 mijë matësve inteligjentë të energjisë.

“Sot kemi një inovacion, ndërkohë që brenda vitit të ardhshëm do të kemi matësat e energjisë, duke kaluar në sistemin e matëseve inteligjentë. 350 mijë matësa… Brenda këtij mandati do ta mbyllim këtë proces, që do ta ulë edhe më shumë nivelin e humbjeve në rrjet”, tha Rama.

Ai u ndal edhe te ambicia për ta kthyer Shqipërinë në eksportuese të energjisë:

“Objektivi më i madh strategjik është ta kthejmë Shqipërinë nga një vend në prag kolapsi, në eksportues të energjisë elektrike. Diçka që është në dorën tonë, brenda pak vitesh”, u shpreh kryeministri.

Rama bëri me dije se po punohet për ndërtimin e një datacenter-i të standardeve të fundit, si dhe për interkonjeksionin energjetik, që e cilësoi projekt kombëtar me vlerë strategjike:

“Po ecim me projektin madhor të interkonjeksionit, që do të na japë si vend epërsi strategjike në transportin e energjisë”.

Shefi i qeverisë njoftoi edhe rritje page për punonjësit e OSHEE, që nuk mbulohen nga buxheti i shtetit:

“Për 6800 punonjës do të ketë indeksim të pagave me 6.1%. Për elektricistët, rritje me 75 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa për inxhinierët elektrikë rritja do të jetë 12 mijë e 500 lekë të reja në muaj”, tha Rama.

 

Në aktivitetin e prezantimit të “OSHEE Charge” ishte e pranishme edhe zëvendës kryeministrja Belinda Balluku. Rama theksoi se sektori i energjisë ka lënë pas menaxhimin e emergjencave dhe po futet në epokën e transformimit teknologjik.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme