Politika 13 August 2025, 21:10 Nga VNA

Qytetarët tubim pro Palestinës, megjithë ndalesën e Policisë, thirrje për mbështetjen e popullit të Gazës

Ndaje në Whatsapp
Qytetarët tubim pro Palestinës, megjithë ndalesën e

Me gjithë ndalimin nga Policia e Shtetit, dhjetëra qytetarë u mblodhën sot në sheshin “Skënderbej” në një tubim solidariteti me popullin palestinez, duke ngritur zërin kundër bombardimeve dhe krizës humanitare në Rripin e Gazës.

Protesta nisi rreth orës 18:30, nën moton “Nga Tirana në Gaza, zëri i lirisë nuk ndalet”, një thirrje që dominonte pankartat dhe brohoritjet e pjesëmarrësve. Mes flamujve të Palestinës dhe fotografive të viktimave, qytetarët kërkuan ndërprerjen e dhunës dhe ndihmë urgjente për popullsinë civile që ndodhet nën rrethim të vazhdueshëm.

Megjithëse organizatorët pretendojnë se kishin marrë leje për zhvillimin e tubimit, Policia ndërhyri duke tentuar shpërndarjen e protestës dhe duke ndaluar përdorimin e simboleve palestineze. Në disa raste, protestuesit refuzuan të largoheshin, duke u përballur me përfaqësuesit e rendit në mënyrë paqësore.

Tubimi u motivua edhe nga vrasja e fundit e një ekipi gazetarësh të rrjetit Al Jazeera në Gaza, që shtoi indinjatën në mesin e qytetarëve. “Liria e fjalës nuk bombardohet” dhe “260 gazetarë të vrarë, kush mban përgjegjësi?” ishin ndër parullat më të dëgjuara.

Sipas burimeve ndërkombëtare, që nga 23 korriku – data e protestës së mëparshme në Tiranë – mbi 1.600 persona janë vrarë në Gaza, përfshirë një numër të konsiderueshëm fëmijësh. Që nga fillimi i konfliktit, janë konfirmuar të vrarë 260 gazetarë.

Organizatorët e protestës paralajmërojnë se do të vazhdojnë me aktivitete të tjera sensibilizuese, pavarësisht presionit apo ndalimeve. “Solidariteti nuk është krim”, thanë ata për mediat.

Ngjarja ka hapur sërish diskutimin për të drejtën e tubimit dhe shprehjes së lirë në vend, sidomos kur bëhet fjalë për kauza ndërkombëtare humanitare.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme