Politika 21 November 2025, 16:01 Nga VNA

Qeveria në krizën më të madhe, Berisha me Vokshin dhe Këlliçin udhëtojnë në Brazil për Asamblenë e CDI-së

Ndaje në Whatsapp

Qeveria në krizën më të madhe, Berisha me Vokshin dhe

Ndërsa situata politike në Shqipëri po përshkruhet si një nga krizat më të thella të qeverisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar udhëtimin e tij në Brazil së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi. Delegacioni i PD-së po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së, që po zhvillon punimet në San Paolo gjatë dy ditëve të fundit.

Berisha tha se diskutimet me drejtues të forcave politike ndërkombëtare dhe fjalët e tij në seancat plenare do të fokusohen tek situata dramatike në Shqipëri — përhapja e drogës, korrupsioni dhe rënia e shtetit ligjor. Ai theksoi se synon të rrisë edhe më shumë sensibilizimin e komunitetit ndërkombëtar mbi zhvillimet e rënda në vend.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme