Politika 6 February 2026, 16:41 Nga VNA

Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Kategoritë që përfitojnë

Ndaje në Whatsapp
Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Kategoritë që

Qeveria miratoi në mbledhjen e 6 shkurtit paketën e vendimeve për indeksimin me 2.5% të pagave dhe elementeve përbërëse të tyre për disa kategori të administratës publike për vitin 2026. Vendimet përfshijnë rritjen e pagës së Presidentit, pagës referuese për sistemin gjyqësor dhe prokurorinë, si dhe përditësimin e strukturave të pagave për Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, koordinatorët kundër korrupsionit, punonjësit mbështetës, specialitetet në administratë dhe personelin shëndetësor. Efektet financiare do të përballohen nga buxheti i vitit 2026 dhe do të aplikohen nga 1 janari 2026, pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Në të njëjtën mbledhje u miratua edhe projektligji për dhënien e amnistisë, i cili synon përjashtimin e plotë ose të pjesshëm nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale për personat që plotësojnë kriteret ligjore. Ligji bazohet në parimet e humanizmit, rehabilitimit, rrezikshmërisë së ulët shoqërore, mbrojtjes së interesit publik, si dhe integrimit më të lehtë të të miturve dhe grave, duke synuar edhe rritjen e eficiencës në sistemin e drejtësisë dhe mbrojtjen e interesit më të lartë të fëmijës.

Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu disa ndryshime në administratën shtetërore. Dashnor Sula u emërua Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm, Afrim Qendro u lirua nga detyra e prefektit të Qarkut Tiranë, ndërsa Shkëlqim Hajdari u emërua në këtë detyrë.

Lexo gjithashtu

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme