Politika 19 August 2025, 10:00 Nga VNA

Qeveria do të luftojë korrupsionin me Inteligjencë Artificiale. Hajdutët me laps e letër

Ndaje në Whatsapp
Qeveria do të luftojë korrupsionin me Inteligjencë Artificiale.

Qeveria shqiptare ka zbuluar ilaçin e magjishëm për të luftuar evazionin fiskal dhe krimin financiar: Inteligjencën Artificiale. Sipas dokumentit të publikuar për konsultim publik mbi “Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale”, modeli i ri do të analizojë në kohë reale faturat elektronike dhe deklaratat doganore, duke zbuluar transaksionet e dyshimta dhe duke reduktuar korrupsionin. Me pak fjalë, epoka e lapsit dhe letrës paska marrë fund.

Ironia është se këtë IA do ta përdorë pikërisht qeveria që nuk arriti të mbrojë as të dhënat personale të qytetarëve të saj. Qeveria që mburret me “shërbimet online” ndërkohë që qytetarët i detyron ende të bredhin me dosje kartoni nëpër zyra, tani premton një “rrjedhë pune inteligjente e plotësisht digjitale”.

Po sa i përket korrupsionit? Deri tani, hajdutët shqiptarë nuk kanë pasur nevojë për algoritme të sofistikuara. Ata kanë vjedhur me laps e letër, shpesh duke i bërë edhe gabim llogaritë. Dhe kur SPAK i ka kapur, nuk ishte falë ndonjë machine learning-u, por sepse hajdutët kishin harruar të fshinin faturën false nga sirtari i tavolinës.

Prandaj, ndërsa qeveria na shet përrallën e Inteligjencës Artificiale që do të “çmontojë korrupsionin”, e vetmja inteligjencë që qytetarët shohin çdo ditë është ajo burokratike dhe fasadë, që prodhon më shumë radhë e procedura sesa zgjidhje reale. Dhe për fat të keq, ajo është më e sofistikuar se çdo algoritëm.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme