Politika 12 September 2025, 13:58 Nga VNA

Pse munguan kreu i SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm në seancën për konstituimin e Parlamentit?  

Ndaje në Whatsapp
Pse munguan kreu i SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm në

Kreu i SPAK Altin Dumani dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela kanë refuzuar ftesën për të marrë pjesë në seancën e parë për konstituimin e Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 11 majit 2025.

Dy karriget e rezervuara për ta mbetën bosh, sikurse u vu re nga fotot e shpërndara në media nga salla e seancave plenare. Arsyet e mungesës së Dumanit dhe Çelës nuk janë bërë publike.

Në seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë u shënuan tensione, pasi opozita bllokoi foltoren, duke u bërë shkak që seanca të shtyhet për në orën 17.00.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme