Politika 30 Tetor 2025, 19:41 Nga VNA

Pse 31 tetori nuk do të sjellë një vendim për Erion Veliajn

Ndaje në Whatsapp
Pse 31 tetori nuk do të sjellë një vendim për Erion Veliajn

Ka një paradoks domethënës në pritjen e 31 tetorit, ditës kur Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen e Erion Veliajt. Publiku dhe politika, në mënyra të ndryshme, janë ngarkuar nga pritja dhe nga pasiguria. Por, ndërsa shumë janë bindur se nesër do të ketë një vendim të prerë, realiteti procedural juridik dhe institucional flet krejt ndryshe.

Në thelb, çështja nuk është fati politik i Erion Veliajt. Interesi publik qëndron shumë përtej një emri apo një karriere. Pyetja e madhe është kjo: a kemi ende një Kushtetutë që funksionon, a kemi mekanizma që frenojnë abuzimin e pushtetit dhe a kemi një Gjykatë Kushtetuese që vendos drejtësisht, jashtë presionit politik?

Ky është testi i radhës për shtetin e së drejtës në Shqipëri. Një test që nuk do të mbyllet më 31 tetor.

Pritshmëria e rreme e “vendimit nesër” nuk ka lindur nga analiza juridike, por nga psikologjia politike:
• Mbështetësit e Veliajt, të rraskapitur nga izolimi i tij politik dhe institucional prej muajsh, e shohin 31 tetorin si mundësinë e parë për frymëmarrje. Prej shkurtit të këtij viti, Veliajt i është kthyer bota përmbys: miq politikë që e kanë goditur pas shpine, këshilltarët e tij që e shkarkuan, mentori i tij Edi Rama që i hodhi një dorë dhé në varrin politik, për të mos përmendur rënien pingul nga retë e delirit politik në skutat e procesit penal. Për të, 31 tetori duket si një rreze drite nga dritarja e birucës së rrethit të 7 të ferrit.
• Mazhoranca socialiste, e kapur në befasi nga pezullimi prej GJK që i prishi planin për ta përjashtuar shpejt nga skena, po ashtu ka ngritur pritshmëritë për një vendim – natyrisht në favor të saj. Me mbipushtetin që ka sot, ngecja e planit e sidomos zvarritja, i duket si sfidë ndaj krenarisë së plotfuqishmërisë absolute. Ndaj e kërkon vendimin nesër. Dhe ashtu siç e do ajo, sepse s’ka kohë për të humbur, me një palë zgjedhje në Tiranë që mendon se i ka fituar në tavolinë.

Fakti që Veliaj pritet të shfaqet fizikisht në seancë ka shtuar ngarkesën psikologjike. Ai që dikur ishte çdo ditë në ekranet e shqiptarëve, është zhdukur nga skena publike prej shkurti. Kthimi i tij e ushqen atmosferën e tensionit dhe spektaklit. Kjo po, është një arsye që rrit interesin. Por jo aq për shfaqjen fizike, sesa për atë çka do të thotë.

Por, si zakonisht, emocioni nuk përputhet me realitetin juridik. Nesër, më 31 tetor, nuk mund të ketë vendim. Një vështrim i ftohtë dhe profesional mjafton për të arritur në këtë konkluzion. Arsyet janë të forta:

1. Çështja është komplekse dhe shumëplanëshe.

Nuk bëhet fjalë për të parë nëse Veliaj ka kaluar pragun e bashkisë apo jo për 3 muaj. Do të duhet të analizohen:
• Rrethanat e mungesës
• Aktet e tij gjatë kësaj periudhe (p.sh. nënshkrimi i zëvendësimit të nënkryetarit nga burgu)
• Vullneti politik apo penal i izolimit
• Standardet e procesit të rregullt ligjor
• Aplikimi e të drejtave kushtetuese dhe të drejtave të njeriut
• Parimi i prezumimit të pafajësisë
• Krahasimi me rastet e tjera, përfshirë precedentë politikë si Berisha
• Standardet e Strasburgut dhe Komisionit të Venecias mbi autonominë vendore

Ky nuk është gjykim formal; është gjykim themeli, i mbushur me pyetje të rënda kushtetuese.

2. Ka shumë palë dhe avokatë.

Presidenti, Këshilli i Ministrave, përfaqësues të pushtetit vendor, mbrojtja e Veliajt – procedura do të jetë e gjatë, argumentuese, me prova dhe kundërprova.

3. Palët do të kërkojnë kohë.

Nuk ka pasur precedent në Kushtetuese që në një çështje të kësaj peshe konkluzionet përfundimtare të jepen në të njëjtën ditë. Do të kërkohet afat për të dalë me variantin përfundimtar.

4. Gjykata vetë ka nevojë për kohë.

Ky vendim përcakton jo vetëm fatin e një kryebashkiaku, por fatin e 60 bashkive të vendit dhe të gjithë arkitekturës së pushtetit vendor. Thënë ndryshe, nëse Veliaj mund të hiqet me vendim politik, atëherë kryebashkiakët në Shqipëri nuk i zgjedh populli – por Kryeministri. Dhe zgjedhjet vendore reduktohen në fasadë. Diskutohet pra vetë rendi kushtetues i vendit. Dhe ky proces nuk mund të trajtohet me ngut!

5. Procedura pas vendimit kërkon kohë.

Edhe në rastin më të shpejtë:
• Vendimi duhet të merret
• Të arsyetohet në detaje
• Të zbardhet
• Të botohet në Fletoren Zyrtare

Historikisht, kjo zgjat mesatarisht deri një muaj.

6. Gjykata është me 8 anëtarë.

Edhe aritmetika procedurale është faktor: gjykata e cunguar nuk merr vendime të ngutshme mbi ekuilibrat kushtetues të vendit.

Kështu pra, 31 tetori nuk do të jetë dita e vendimit. Do të jetë dita e nisjes së betejës për një vendim.

Nëse dikush nesër pret të marrë qetësi, lehtësim, fitore politike apo humbje spektakolare, do të zhgënjehet. Seanca do të jetë vetëm fillimi i një procesi që kërkon maturi, profesionalizëm dhe integritet institucional.

Video

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkelën rrugët e Karakasit të premten në një protestë masive, duke kërkuar lirimin e tij, pas arrestimit nga forcat amerikane më 3 janar në një operacion ushtarak, sipas zyrtarëve lokalë dhe raporteve ndërkombëtare. Demonstrata u zhvillua në 68-vjetorin e rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958) dhe shënoi një nga tubimet më të mëdha pro-Maduro që nga operacioni ushtarak amerikan. Në sheshin kryesor pranë O’Leary në qendër të Karakasit, protestuesit valëviten flamuj dhe mbajnë pankarta duke kërkuar kthimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, që aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të përballen me akuza federale, përfshirë konspiracion për narco-terrorizëm. Një banderolë e madhe lexonte: “Ne i duam ata përsëri”, ndërsa qytetarë të shumtë shprehën zemërim ndaj asaj që e quajtën një “kapje të paligjshme” nga autoritetet amerikane. “Arrestimi i Maduros ishte i padrejtë,”

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme