Politika 16 February 2026, 09:41 Nga VNA

PS zbulon ndryshimet ligjore/ 7 poste shtetërore jashtë pezullimit nga detyra

Ndaje në Whatsapp
PS zbulon ndryshimet ligjore/ 7 poste shtetërore jashtë pezullimit nga

Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me grupin parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, ku janë paraqitur ndryshimet e propozuara ligjore që synojnë të kufizojnë mundësinë e gjykatave për të pezulluar nga detyra ministrat dhe disa poste të tjera kushtetuese.

Ndryshimet ligjore mbajnë firmën e Ramës, të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe të kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja. Pas prezantimit në grupin parlamentar, drafti pritet të depozitohet për shqyrtim në Kuvendi i Shqipërisë.

Sipas propozimit, do të ndryshohet neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, i cili aktualisht nuk lejon pezullimin nga detyra vetëm për deputetët dhe kryetarët e bashkive. Me ndryshimet e reja, lista synohet të zgjerohet duke përfshirë edhe Presidentin, Kryeministrin, zëvendëskryeministrin, ministrat, Avokatin e Popullit, kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë prezantimit të nismës, Manja shpjegoi se neni 242 rregullon masat ndaluese në procedurën penale, përfshirë pezullimin nga detyra. Sipas tij, aktualisht pika e dytë e nenit përjashton nga kjo masë personat e zgjedhur sipas ligjit elektoral, si deputetët, kryebashkiakët dhe anëtarët e këshillave bashkiakë.

"Ne propozojmë që në pikën 2, pra të shtohet rrethi i subjekteve ndaj të cilave nuk mund të jepet si masë pezullimi nga detyra. Ky rreth subjektesh shtohet me presidentin, avokatin e popullit, kryeministrin, zv.kryeministrin dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarin e KLSH.

Pra nga tre subjekte që neni 242 i kodit të procedurës penale e përjashton masën e pezullimit nga detyra i shtohen edhe 7 subjekte të tjera. I jemi referuar strikt kushtetutës së republikës dhe që përbejnë shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës."

Sipas propozimit të ri, rrethi i subjekteve që nuk mund të pezullohen nga detyra do të zgjerohet edhe me shtatë funksione të tjera të larta shtetërore. Manja theksoi se ndërhyrja është bazuar në Kushtetutë dhe synon garantimin e funksionimit normal të institucioneve kryesore të shtetit.

Ai shtoi se ndryshimet nuk synojnë të kufizojnë hetimin penal apo të krijojnë paprekshmëri individuale, por të vendosin një balancë mes ushtrimit të funksioneve kushtetuese dhe respektimit të rendit juridik, në përputhje me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme