Politika 15 December 2025, 11:17 Nga VNA

PS vijon reformën zgjedhore dhe territoriale, krijohet Komisioni i Etikës kundër nepotizmit

Ndaje në Whatsapp
PS vijon reformën zgjedhore dhe territoriale, krijohet Komisioni i

Partia Socialiste do të vijojë punën për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, pavarësisht vendimit të Sali Berishës për t’u tërhequr nga diskutimet, pas përplasjeve për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Ky është qëndrimi i dakordësuar mes socialistëve gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, e zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit, ku i pranishëm ishte edhe kryesocialisti Edi Rama. Deputetët e PS kanë deklaruar se do të vazhdojnë pa vonesa punën për dy reformat e rëndësishme dhe se procesi nuk do të bllokohet për asnjë moment.

Për herë të parë në një mbledhje të grupit parlamentar u shfaq edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë deri në shqyrtimin e ankimit të paraqitur nga kryeministri Rama.

Një tjetër vendim i rëndësishëm i kësaj mbledhjeje ishte ngritja e Komisionit të Etikës brenda Partisë Socialiste. Komisioni, i cili do të fokusohet në luftën kundër nepotizmit brenda strukturave të PS, do të drejtohet nga Lindita Nikolla dhe do të ketë për detyrë kontrollin e lidhjeve familjare në nivelet drejtuese të partisë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme