Politika 21 September 2025, 13:36 Nga VNA

PS vijon agjendën parlamentare, opozita paralajmëron bojkot të komisioneve

Ndaje në Whatsapp
PS vijon agjendën parlamentare, opozita paralajmëron bojkot të

Mazhoranca socialiste vijon me zbatimin e agjendës parlamentare, pavarësisht kërkesave apo kundërshtive të opozitës.

Pasi miratuan komisionet e reja parlamentare, vendim për të cilin PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ka njoftuar zyrtarisht thirrjen e Konferencës së Kryetarëve nesër në orën 11:00 për miratimin e listës së anëtarëve dhe zëvendësuesve në komisionet e përhershme parlamentare.

Por, kërkesa e kryeparlamentarit Niko Peleshi, pritet të rikthejë përplasjet mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, e cila ka kërkuar shkarkimin e tij nga ky post.

Raporti i drejtimit të komisioneve është 7 nga PS dhe 4 nga PD. Ashtu si emrat e drejtuesve të këtyre komisioneve, PD pritet të mos dërgojë emrat nga radhët e saj, pasi kundërshton ndryshimin e njëanshëm të rregullores së Kuvendit që çoi në ndarjen 7 me 4 të komisioneve të përhershme.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme