Politika 9 October 2025, 15:52 Nga VNA

PS u dërgon mesazh strukturave në Tiranë: Vendimi i Gjykatës nuk prek zgjedhjet e 9 nëntorit

Ndaje në Whatsapp
PS u dërgon mesazh strukturave në Tiranë: Vendimi i Gjykatës

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj mbi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, Partia Socialiste u ka shpërndarë një mesazh të brendshëm degëve të saj në kryeqytet, duke i udhëzuar të vijojnë përgatitjet për fushatën.

“Sikurse u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të jepet më 31 tetor,” – thuhet në mesazhin e shpërndarë në degët e PS në Tiranë.

Ky komunikim vjen në një moment pasigurie politike, pas vendimit të Gjykatës për pezullimin e dekretit presidencial, që lidhet me kërkesën e Erion Veliajt për vlerësimin e ligjshmërisë së shkarkimit të tij si kryetar bashkie.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme