Politika 10 March 2026, 15:18 Nga VNA

PS rrëzoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet e IPARD, grupi i PD e dërgon në Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp

PS rrëzoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet e IPARD, grupi i PD

Grupi Parlamentar i PD ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese mosmiratimin e ngritjes së Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë dhe administrimin e fondeve të programit IPARD II në bujqësi.

PD thekson se rrëzimi me votë politike të mazhorancës i një të drejte kushtetuese të opozitës, e bën rolin e deputetëve të saj në Kuvend, jo thjesht të papërfillshëm, por mbi të gjitha fasadë e një normaliteti të rremë që vret çdo ditë rregullat dhe standardet minimale të parlamentarizmit demokratik.

Kjo, thekson grupi i PD, ka vënë seriozisht në pikëpyetje nevojën e prezencës së opozitës në Kuvend, por nga ana tjetër dëmton interesin publik për shkak se deputetët nuk ushtrojnë dot përgjegjësitë dhe funksionet e tyre.

Nëse opozita nuk diskuton dot në Kuvend cështje që kanë interes për qytetarët, nëse nuk ushtron dot kontroll ndaj qeverisjes, nëse nuk shtyn dot përpara miratimin e ligjeve/amendamenteve në interes të qytetarëve, nëse nuk përfillet në të drejtat e saj që ia njeh Kushtetuta e Shqipërisë, atëherë roli i saj në Kuvend është thjeshtë formal duke mos përmbushur përgjegjësitë e veta në një shoqëri demokratike dhe duke dëmtuar kështu sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve, si garanci për funksionimin demokratik të shtetit shqiptar.

“Kerkojme Pranimin e kërkesës për shtimin e objektit të kërkesës nr. 11 (J), datë 12.11.2025 që po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, si më poshtë:

“- Në pikën 1 të kërkimit, shtohet: “1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: “(iii) Për kontrollin e ligjshmërisë dhe administrimin e fondeve të programit IPARD II (Instrumenti i Paraanëtarësimit për Zhvillimin Rural).”.

Pas pikës 3, shtohet pika 4: “4.Deklarimi i vendimit nr. 12/2026 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë dhe administrimin e fondeve të programit IPARD II (Instrumenti Paraanëtarësimit për Zhvillimin Rural)”, si i papajtueshëm me Kushtetutën е Republikës së Shqipërisë.

Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: “Për kontrollin e ligjshmërisë dhe administrimin e fondeve të programit IPARD II (Instrumenti i Paraanëtarësimit për Zhvillimin Rural).”, thuhet në kërkesën e PD.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme