Politika 24 March 2026, 14:03 Nga VNA

PS paraqet draftin e ligjit për referendumet, PD shprehet kundër tij

Ndaje në Whatsapp

PS paraqet draftin e ligjit për referendumet, PD shprehet kundër tij

Ndonëse me shumë vonesë dhe me gjasë i imponuar në kuadër të negociatave për anëtarësimin në BE, në ambientin politik shqiptar ka nisur puna për rikthimin e Referendumeve. Por duket se edhe ky ligj nuk do të gjej konsensusin e të gjitha palëve, duke qenë se përfshihet në përplasjen e zakonshme mes dy partive kryesore.  

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, njoftoi në një konferencë për mediat se PS ka gati draftin e ligjit për referendumet, i cili do të kalojë për konsultim para se të depozitohet në Kuvend.

Balla theksoi se për të ulur kostot, referendumi mund të mbahet paralelisht me zgjedhjet politike apo vendore, por kjo do të diskutohet më tej pasi ka qëndrime të ndryshme. Ai shtoi se Kushtetuta e Shqipërisë nuk e ndalon që ditën e zgjedhjeve të zhvillohet një referendum.

“Grupi parlamentar i PS do të zhvillojë disa tryeza të mëdha konsultative që drafti, edhe pasi të hyjë në procedurë në Kuvend, të jetë rezultat i një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës”, tha Balla.

Nga ana tjetër, Sali Berisha, deklaroi se PD do të votojë kundër draftit të PS. Ai tha se Rama nuk pranon një produkt të përbashkët dhe theksoi se PD është fokusuar aktualisht në reformat territoriale dhe zgjedhore.

“Jo se besojmë se Edi Rama do të pranojë një produkt të përbashkët, por kemi një opinion të tërë që kërkon të paraqesim variantin tonë. Por të votojmë ligjet e PS në mënyrë të njëanshme, kjo s’ndodh”, deklaroi Berisha.

Kujtojmë se Shqipëria është një nga vendet e pakta që nuk ka një mekanizëm specifik që lejon ushtrimin e demokracisë direkte. Kjo për shkak të mungesës së vullnetit nga ana e partive politike për të lënë në duart e qytetarëve instrumentin që do të shërbente për kontrollin ose balancën e pushtetit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme