Politika 29 January 2026, 12:48 Nga VNA

PS nuk ‘toleron’ bojkotin e PD, propozon ndryshime në Komisionin për “Territorialen” dhe kërkon shumicën e anëtarëve

Ndaje në Whatsapp

PS nuk ‘toleron’ bojkotin e PD, propozon ndryshime në

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Partia Socialiste nuk do të ‘tolerojë’ bojkotin e PD ndaj Komisionit për Reformën Territoriale. Socialistët sot kanë kërkuar ndryshime në përbërjen e këtij komisioni, me argumentin për të lehtësuar zhvillimin e punimeve.

Në një shkresë drejtuar Kuvendit, socialistët kërkojnë që të hiqet barazia e anëtarëve dhe koncepti i bashkëkryetarit, duke propozuar që mazhoranca të ketë shumicën dhe drejtimin e komisionit.

Sipas propozimit, numri total i anëtarëve do të rritet në 19, me 9 përfaqësues nga radhët e Partisë Socialiste (nga 8 aktualisht), 6 nga Partia Demokratike, 1 nga Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 nga Partia e Lirisë.

Dokumenti tregon se që nga krijimi i komisionit më 27 tetor 2025 janë mbajtur katër mbledhje zyrtare. Vetëm mbledhja e 27 nëntorit 2025 është zhvilluar me pjesëmarrjen e plotë të të gjithë anëtarëve, ndërsa në mbledhjet e datave 17 dhjetor 2025 dhe 22 janar 2026 opozita nuk ka marrë pjesë, duke penguar zhvillimin normal të punimeve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme