Politika 2 December 2025, 11:35 Nga VNA

PS nuk propozon kandidat për Avokat Populli, Balla: Do mbështesim një emër të opozitës/ Reagon edhe për pezullimin e Ballukut

Ndaje në Whatsapp
PS nuk propozon kandidat për Avokat Populli, Balla: Do mbështesim

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot se mazhoranca nuk do të paraqesë asnjë kandidat për postin e Avokatit të Popullit. Sipas tij, PS do të presë propozimet nga opozita dhe më pas do të vendosë se cilin emër do të mbështesë.

“Do të shqyrtojmë kandidaturat që do vijnë nga opozita. Më pas do të vendosim se cilën kandidaturë do mbështesim,” u shpreh Balla.

Ai iu referua edhe vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Balla theksoi se, sipas interpretimit të kryeministrit dhe të tij personal, gjykata nuk ka kompetencë të pezullojë një ministër.

“Është një vendim nga GJKKO për pezullimin e një ministri. Në vlerësimin e kryeministrit, por edhe unë, edhe pas 21 vitesh mendoj se gjykata nuk e ka një kompetencë të tillë, sepse Kushtetuta, sipas nenit 103 pika 3, e ka barazuar ministrin me deputetin sa i takon imunitetit. Megjithatë, për fat të mirë, rendi kushtetues e ka përcaktuar qartë që kur ke një ankesë, e çon në Gjykatën Kushtetuese,” tha Balla.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme