Politika 13 October 2025, 17:01 Nga VNA

PS i merr opozitës edhe Avokatin e Popullit, i ofron një karrige më shumë tek Reforma Zgjedhore

Ndaje në Whatsapp
PS i merr opozitës edhe Avokatin e Popullit, i ofron një karrige

Partia Socialiste po përgatitet që të marrë edhe pozicionin e Avokatit të Popullit, duke sfiduar traditën sipas së cilës ky emër duhej të propozonte nga opozita. Për herë të disatë, në Kuvend do të hapet gara për këtë post, por me 83 vota pro nga mazhoranca, PS nuk ka ndërmend të pranojë kushtëzime nga opozita.

Megjithatë, PS po tregon një qasje më të hapur në Reformën Zgjedhore. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka ofruar bashkëpunim për diskutimin e barazisë së anëtarëve në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, duke ftuar opozitën për dialog në Konferencën e Kryetarëve që do mbahet të mërkurën. Megjithatë, kjo tolerancë nuk shtrihet edhe në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, ku mazhoranca nuk po heq dorë nga pozicioni i saj.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme