Politika 11 December 2025, 22:56 Nga VNA

PS i gjen punë Endri Shabanit si Avokat i Popullit me firmat e PD

Ndaje në Whatsapp
PS i gjen punë Endri Shabanit si Avokat i Popullit me firmat e PD

Endri Shabani është zgjedhur Avokat i Popullit me 85 vota pro dhe 3 kundër në Kuvend, mes gjashtë kandidatëve në garë. Procesi u shoqërua me debate, ndërsa opozita braktisi seancën duke akuzuar mazhorancën për “pazar politik”.

Pavarësisht se deputetët e opozitës kishin dorëzuar 316 firmat mbështetëse për 6 kandidatë, ata pretenduan se nënshkrimet nuk përbënin domosdoshmërisht propozim zyrtar, duke kërkuar një rihapje të procesit dhe rikoleksion firmash për vetëm dy emra: Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni.

Debati u përshkallëzua me akuza dhe ironi mes palëve, duke çuar edhe në ndërprerjen e seancës.

Në përfundim, Shabani u votua me mbështetjen e mazhorancës dhe me firmat e opozitës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme