Politika 3 March 2026, 12:53 Nga VNA

PS dh PD bien darkod të pastrojnë paratë e partive nga krimi dhe korrupsioni, jo më fonde nga kazinotë dhe investitorët strategjikë

Ndaje në Whatsapp

PS dh PD bien darkod të pastrojnë paratë e partive nga krimi dhe

Pavarësisht sfondit konfliktual ku opozita proteston dhe Kuvendi nuk ka qetësi për shkak të mos arrestimit të Belinda Ballukut, PS dhe PD u ulën sot bashkë në një tryezë për reformën zgjedhore, ku sic ju tha Ambasadori i BE dhe i OSBE, “janë të dënuar të dalin me marrëveshje”.

Ligji për financimin e partive politike është kërkesa urgjente që vjen nga BE-ja për hapat e negociatave, por tryeza nuk solli një draft të dakordësuar.

Megjithëkëtë, ekspertët e Damian Gjiknurit dhe Oerd Bylykbashit prezantuan dakordësinë mbi "Arkitekturën" e Projektligjit për Financimin e Partive Politike. Ky dokument shënon një pikë ktheye ku palët, ndonëse ende në diskutime, kanë rënë dakord mbi strukturën bazë dhe shtyllat kryesore që do të mbajnë godinën e re ligjore të financave politike.

Nevoja për këtë ndërhyrje vjen si një diktat i progresit: Raporti i Komisionit Europian i vitit 2025 dhe "Screening Report" i vitit 2023 kanë nënvizuar nevojën urgjente për një kuadër të ri ligjor që garanton transparencë dhe zbatim praktik të detyrimeve.

"Muret" ndaj Parave të Pista dhe Ndikimit të Huaj

Një nga pikat më kritike të kësaj arkitekture është lista e gjatë e ndalimeve, që synon të izolojë politikën nga interesat e dyshimta. Partive do t'u ndalohet rreptësisht marrja e ndihmave nga:

• Subjekte të huaja: Institucione qeveritare, shtetas apo persona juridikë të huaj.

• Sektorët "Hot": Investitorët strategjikë, lojërat e fatit, kazinotë dhe botën e kriptomonedhave.

• Bizneset me kontrata publike: Kompanitë që kanë kontrata koncesioni ose PPP me shtetin, deri në 3 vite pas përfundimit të kontratës.

• Personat me rekorde kriminale: Shtetas të dënuar për korrupsion, pastrim parash, krim të organizuar apo krime zgjedhore.

Shifrat dhe Kontrolli: Kush i mban "çelësat"?

Dokumenti përcakton kufij të qartë për donacionet private: deri në 200,000 lekë nga personat fizikë dhe deri në 1,000,000 lekë nga personat juridikë brenda një viti. Nga ana tjetër, shteti do të vijojë të japë ndihmë financiare, duke përfshirë një grant special prej 5% të fondit për partitë që nxisin barazinë gjinore dhe rolin e të rinjve.
Roli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) forcohet ndjeshëm. KQZ do të jetë "gardiani" që:

1. Pranon raportet vjetore deri më 31 mars.

2. Publikon raportet e auditimit brenda 30 ditëve.

3. Ka të drejtë të verifikojë drejtpërdrejt çdo faturë dhe shpenzim.

4. Referon dyshimet për parregullsi në Prokurori apo te Drejtoria e Pastrimit të Parave.

Sipas projektligjit, sistemi i ri i ndëshkimeve synon të jetë real dhe proporcional, duke u larguar nga gjobat simbolike të së shkuarës.

Struktura e Sanksioneve Administrative

Në kuadrin e ri ligjor, sanksionet janë konceptuar për të goditur aty ku dhemb më shumë: te financat dhe te ligjshmëria e veprimeve të partisë. Disa nga pikat kyçe përfshijnë:

• Për shkeljen e ndalimeve të financimit: Çdo tentativë për të marrë fonde nga burime të ndaluara (si lojërat e fatit, kriptomonedhat apo subjektet e huaja) do të shoqërohet me masa administrative të rrepta.

• Për mungesë transparence: Mosdorëzimi i Raportit Vjetor të Financimit brenda afatit të 31 marsit ose paraqitja e të dhënave të pasakta përbën shkak për sanksione nga KQZ.

• Dërgimi për ndjekje penale: Në rastet kur KQZ konstaton dyshime për parregullsi të rënda, raporti i auditimit i dërgohet menjëherë Prokurorisë ose Drejtorisë së Pastrimit të Parave.

• Ndikimi te Fondet Publike: Shkeljet e përsëritura ose mungesa e llogaridhënies mund të çojnë në penalizimin e partisë sa i përket përfitimit të fondeve nga Buxheti i Shtetit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme