Sociale 21 October 2025, 12:01 Nga VNA

Protestë para spitalit Onkologjik, denoncohet mungesa e shërbimeve dhe medikamenteve jetike për pacientët me kancer

Ndaje në Whatsapp
Protestë para spitalit Onkologjik, denoncohet mungesa e shërbimeve dhe

Para spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u zhvillua sot një protestë, ku qytetarë dhe aktivistë ngritën zërin kundër situatës alarmante në të cilën ndodhet ky shërbim. Ata denoncuan mungesën e aparaturave dhe ilaçeve thelbësore për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale.

Situata në këtë spital përshkruhet si kritike, me mungesa të pajisjeve jetike si mamografia, PET-Scani dhe shërbimi i brakiterapisë, elementë kyç në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit. Përveç kësaj, raportohen mungesa të vazhdueshme të ilaçeve bazike, duke rrezikuar seriozisht jetën e pacientëve që nuk marrin trajtimin e nevojshëm në kohë.

Protestuesit theksuan se kjo situatë është pasojë e problemeve të thella dhe skandaleve të mëparshme që kanë përfshirë këtë institucion. Më parë, spitali u vu në qendër të akuzave për abuzime nga ana e stafit mjekësor, të cilët dyshohet se kanë përfituar në kurriz të pacientëve.

Gjatë protestës, gazetari Osman Stafa u shpreh se është hipokrizi të flitet për ndërgjegjësim ndaj kancerit në një kohë kur në Onkologjik mungojnë pajisjet më bazike dhe medikamentet jepen pa ndjekur protokolle mjekësore. Ai solli në vëmendje raste konkrete pacientësh që prej muajsh presin trajtime jetike, ndërsa, sipas tij, shteti ka vendosur përmes listave të rimbursimit kush do të ketë të drejtë të jetojë dhe kush jo.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme