Politika 10 February 2026, 19:58 Nga VNA

Protestë me të njëjtin skenar/Akuzat politike dhe molotov drejt Kryeministrisë. Policia hedh ujë dhe gaz ndaj protestuesve

Ndaje në Whatsapp
Protestë me të njëjtin skenar/Akuzat politike dhe molotov drejt

Me të njëjtin skenar si protestën e kaluar kombëtare, PD mblodhi sërish sot mbështetësit e saj në shesh me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama. Folësit që u ngjitën në podium ishin në sinkron me njëri-tjetrin, duke përsëritur të njëjtat akuza dhe shpërndarë të njëjtën shpresë se fitorja është shumë afër.

Në të njëjtën linjë, edhe kryetari i PD-së përsëriti akuzat ndaj qeverisë dhe Edi Ramës, duke akuzuar këtë herë mazhorancën se është përpjekur të bëjë një grusht shteti kundër drejtësisë.

Ashtu siç pritej, fundi i fjalimit të tij u pasua me hedhjen e disa bombave të improvizuara molotov kundër godinës së Kryeministrisë — një numër më i vogël në fakt se ato të protestës së dy javëve më parë, çka duket se e shtyu policinë të reagojë vetëm duke hedhur ujë dhe jo gaz lotsjellës.

Kjo situatë zgjati disa minuta, ndërsa protesta u zhvendos përballë Parlamentit. Atje, bashkë me disa deputetë të PD-së, protesta shkoi drejt fundit me hedhje të një numri më të madh bombash molotov drejt Parlamentit. Situata u rëndua dhe policia hodhi edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Gjatë incidenteve u raportua për 8 pjesëtarë të forcave të rendit dhe protestues të lënduar. 

Mesa duket, plani për të vendosur një çadër dhe për ta vijuar protestën pa ndalesë përballë Kryeministrisë nuk u realizua këtë herë nga PD, ose mund të jetë shtyrë në një kohë të dytë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme